Tashmë është zyrtare dhe nuk ka më dyshime. Gabriel Paletta është rikthyer në Itali dhe ka firmosur me ekipin e Monzës.
Klubi në pronësi të Silvio Berluconit ka bërë një goditje mjaft me vlera, teksa synon të ngjitet në Serie B sezonin e ardhshëm. Ish-numri një i Milanit, ka bindur Palettën që të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Monzën.
Së fundmi, veterani ishte aktivizuar në Kinë me Jiangsu Suning, teksa më parë ka veshur edhe fanellën e Milanit.