BallinaOP EDBasha është antiestablishment, mbasi është perëndimor!

Basha është antiestablishment, mbasi është perëndimor!

spot_img
spot_img

Nga Qamil Gjyrezi

Lulzim Basha që në fillimet e tija politike, tek KOPI, si kryetarë bashkie, si ish-ministër dhe deputet i ri në parlament ka pasë performancë krejt ndryshe nga konkurrentët e tjerë për kryetarë të P.D-së! Basha ishte ndryshe, mbasi do të promovonte liderin antiestablishment në politikën shqiptare! Basha ka formim antiestablishment në formë dhe përmbajtje, mbasi e deklaron publikisht formimin e tij perëndimor në takime me elektoratin dhe në media që i ka rrënjët tek Aristoteli dhe Platoni! Kultura lindore politike, shpesh ka prodhuar sisteme diktatoriale antidemokartike në favor të një klase shpesh “masonësh” të fshehur, duke vrarë dhe burgosur me miliona njerëz! Edhe sot sistemet lindore, mbështeësin oligarkët, në kurriz të popullit dhe në favor të “elitës autoritare”! Prandaj dy sitstemet politike ndryshojnë thelbësisht! Kultura perëndimore, civilizimi perëndimor dhe civilizimi evropian, janë trashëgimia e normave shoqërore, vlerave etike, zakoneve tradicionale, sistemeve të besimit, sistemeve politike, objekteve dhe teknologjive që e kanë origjinën Europë ose janë të shoqëruara me Evropën. Termi gjithashtu vlen përtej Evropës për vendet dhe kulturat, historitë e të cilave janë të lidhura fort me Evropën nga imigrimi, kolonizimi ose ndikimi. Për shembull, kultura perëndimore përfshin vendet në Amerikë dhe Australaia, gjuha e të cilave dhe shumica etnike demografike janë me origjinë evropiane. Kultura perëndimore i ka rrënjët në kulturën greko-romake që nga antikiteti klasik. Greqia e lashtë konsiderohet vendlindja e shumë elementeve të kulturës perëndimore, përfshirë zhvillimin e një sistemi qeverisës demokratik dhe përparimet kryesore në filozofi, shkencë dhe matematikë. Prandaj Lulzim Basha përfaqëson vlerat perëndimore, normat shoqërore, vlerave etike, zakonet tradicionale, sistemet politike, që e kanë origjinën Europë ose janë të shoqëruara me Evropën dhe SH.B.A. Edi Rama në pamjen e jashtme, duket se përfaqëson perëndimin por në thelb është modeli më lindor, autoritar, antidemokratik që ka qeverisur ndonjëherë shqiptarët! Edi Rama është një “Ali Pashë tipik i kohëve modern”! Politikani antiestablishment është kundërshtar ndaj parimeve sociale, ekonomike dhe politike të një klase qeverisëse, në rastin tonë të Rilindjes oligarke të Edi Ramës! Krahas edukimit perëndimor, Lulzim Basha ka edhe një personalitet antiestablishment! Së pari nuk ka asnjë lidhje me ish-diktaturën, nuk i përket asnjë Klani, Hoxha apo Kapo apo klane ekonomiko-kulturore që kanë ndikuar negativisht në të kaluarën tonë! Së dyti është person që ka një lloj patriotizmi plastik, ndryshe nga kundërshtari ti tij Edi Rama që e injoron patriotizmin dhe kombin me sjelljet e tija politike shpesh okulte! Së treti Luzim Basha i përmend me emra personat e lidhur me krimin dhe drogën në Shqipëri duke mos bërë kompromis me ta, sic ka bërë dhe ka ndërmend të bajë përsëri Edi Rama! Edhe në politikën e jashtme Basha është modeli antiestablishment që ka krijuar një “rrugë të re” me vendet perëndimore të randësishme sic janë SH.B.A. dhe Gjermania! Lulzim Basha është politikan antiestablishment mbasi nuk shkel parimet e shtresave shoqërore në favor të oligarkëve sic bëri Rama në 6 vite! Programi që prezanton Basha për të ardhmen e kundërshton me fakte dhe argumenta shkatërrimin social dhe psikologjik që bërë Edi Rama në këto vite të qeverisjes! Lulzim Basha nuk pranoi marrëveshtje lindore me Edi Ramën, në kurriz të shqiptarëve për të favorizuar oligarkët, narkotrafikantët e lidhur me qeverinë dhe politikat në dëm të Kosovës të cilat duken se nuk “kanë ndryshuar”, por kufijtë nuk duhet të ndryshohen kurrë në Kosovë dhe Ballkan! Lulzim Basha është polititikan antiestablishment, mbasi me guxim përpiqet dhe punon që vendi të shkojë drejt perëndimit jo fiktivisht, por realisht drejt B.E.-së dhe SH.B.A.-së, duke hedhur poshtë tezën e Ramiz Alisë mbas 30 vitesh, që nuk i takojmë as lindjes dhe as perëndimit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular