BallinaAktualitetPas kthimit të Alvinit/Ikën Gent Gazheli, mësohet kush do e zëvendësojë si...

Pas kthimit të Alvinit/Ikën Gent Gazheli, mësohet kush do e zëvendësojë si ambasador në Turqi

Mësohet se kush mund ta zëvendësojë Gent Gazhelin si ambasador i Shqipërisë në Turqi.

Kuvendi ka lajmëruar se do ketë një seancë dëgjimore të martën me Kastriot Robon, për emërimin e tij si ambasador i ri.

Gazheli ka dhënë dorëheqjen para disa ditësh.

Emri i tij tërhoqi mjaft reagime negative nga opinioni publik për shkak të mosreagimit ndaj rastit të Alvin Berishës.

Ishte pikerisht gazetari italian i “Le Iene” ai i cili shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të”, tha gazetari duke nxjerrë edhe videon që tregon se si Gazheli ia mbyll telefonin në fytyrë ndonëse gazetari i thotë se ai ka në dorë fatin e vogëlushit.

Gazheli ka qenë ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular