Pak ditë më parë forca të shumta të policisë, por edhe të IKMT-së zbarkuan në zonën e Astirit ku dëbuan me dhunë banorët dhe nisën shembjen e shtëpive.
Disa nga banorët u shoqëruan në polici, ndërkohë që shumë prej tyre dhe janë dhunuar.
Avkati Artan Manushaqe, i njohur si një nga personat që ka mbrojtur kauzën e banorëve të Astirit, ka publikuar disa foto të një banori të Astirit, i cili është shoqëruar me dhunë nga policia.
Sipas Manushaqes, banori është invalid dhe në foto shihet se prangat e kanë shtrënguar aq shumë sa për pak i kanë këputur dorën.
“Gent Alla. Syrin sic e shikoni dhe prangat ja kane shtrenguar aq forte sa desh i kane keputur doren e paralizuar!
Geni eshte invalid e njeri i drejte e i mire, ka probleme edhe me te folurin por nuk ka problemet e trurit sic i ka rama e mercenaret e tij!”– shkruan Manushaqe.