Trupi i pajetë i një gruaje 34 vjeçe është gjetur i pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë.
Sot Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë.
Nga pamjet e kamerave, policia thotë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.
Njoftim i Policisë së Tiranës:
Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:
Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.