BallinaKryesoreZenel Hoxha, inxhinieri, politikani, biznesmeni, diplomati, projektuesi i urës lidhëse të të...

Zenel Hoxha, inxhinieri, politikani, biznesmeni, diplomati, projektuesi i urës lidhëse të të gjithave për “Një qëllim”

spot_img
spot_img

Nga Vasil Dardha

Është e vështirë  të gjesh të personifikuara, të ngjizura tek një person disa cilësi dhe aftësi të cilat ai i shfaq më së miri në marrëdhënien e gjerë që ka në jetë me njerëz të ndryshëm, në raportet e punës dhe pozicionet që ka pasur dhe ka. Në shoqërinë tonë ka të tillë personazhe të rëndësishme, por mungon evidentimi i tyre me kompleksitetin që kanë, të paktën sa për të iu thënë dhe një faleminderit për atë çfarë kanë ofruar ndër vite si kontribut nga vetja për shoqërinë, për një Shqipëri më të mirë, më të zhvilluar dhe europiane.
Personazhi i sotëm për të cilin do të flasim, brenda tij gjendet; inxhinieri, politikani, biznesmeni, diplomati dhe është projektuesi i urës lidhëse të të gjithave për “Një qëllim”, në funksion të një shoqërie të zhvilluar. Vjen nga një zonë më shumë tradita siç është Dibra. E në këto anë, thuhet se nga dera e mirë, nuk ka se si të mos dal një djalë i mirë.
Ai quhet Zenel Hoxha. Lindur në Zall-Dardhë të Dibrës, një zonë patriotike, artdashëse dhe liridashëse, nga e cila kanë dal personalitete në fusha të ndryshme.
Zenel Hoxha është njëri prej tyre për të cilin vendlindja, Dardha një zonë në Dibër dhe Shqipëria e më gjerë i janë mirënjohës për atë çfarë ka dhënë nga vetja si kontribut për shoqërinë ku ka punuar dhe jetuar. Që në fëmijërinë e tij do të spikaste si talent, ndaj dhe familja do të përpiqej dhe sakrifikoi duke dhënë maksimumin në kushtet ekonomike të kohës që 14-vjecarin Hoxha ta çonte në një nga shkollat më të mira të Shqipërisë, në Tiranë, aty ku do të projektohej inxhinieri i ardhshëm, i cili me projektet e tij do të jepte më të mirën, atë që kërkoi dhe dëshiron sot shoqëria jonë dhe në fusha të tjera të jetës.
Nga “Harry Fulz” ku mbaroi me rezultate të shkëlqyer Zenel Hoxha do të ndiqte studimet e larta në Universitetin Politeknik. Të flasësh për rezultatet nuk ka vend pasi ato dihen, veçse nevojitet një tjetër evidentim; ai i djalit energjik që mezi priste që çfarë kishte mësuar në shkollë dhe kishte si projekte të tij në kokë t’i vinte në zbatim. Në fakt të qenit i suksesshëm nisi që pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1977, ku Zenel Hoxha kreu një vit përvojë pune e detyrueshme nga qeveria e asaj kohe. Spikatja si lider, si një drejtues i mirë tek i cili kishte vetëm rezultate, bëri që në vitin 1981 të zgjidhej si drejtues i Unionit të studentëve të Universitetit të Tiranës. Për aftësitë që kishte pas diplomimit nga Universiteti i Tiranës, Zenel Hoxha emërohet si drejtues i kantierit të bonifikimit në Gramsh aty ku konstatoi realitetin e vërtet shqiptar ku dhe u frymëzua për atë çfarë bëri më vonë duke iu kundërvënë sistemit që në ditët e parë të lëkundjes së themeleve. Për rezultatet e shkëlqyera që tregoi në Gramsh si inxhinier, Zenel Hoxha u soll në ISPVKU (Instituti i Projektimit të Veprave Ujitëse) në Tiranë nga ku do të lëvizte në gjithë Shqipërinë për ta bërë dëshmitarë okular i varfërisë ekstreme të qytetarëve të këtij vendi, ku Zeneli do të bindej se regjimit duhej shembur. Vetëm disa muaj më vonë pra në 9 Dhjetor të vitit 1990, Zenel Hoxha mbështet dhe i bashkohet  Lëvizjes Studentore antikomuniste duke dhënë një kontribut te spikatur sidomos në momentin kritik të përplasjes së studentëve me policinë ku dhjetëra studentë u arrestuan së bashku me zotin Hoxha, atëherë banor i Qytetit Studenti dhe pedagog i jashtëm i universitetit. Zenel Hoxha ka kontribuar shumë në themelimin e partisë së parë opozitare Partia Demokratike e Shqipërisë dhe është një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të PD (15) të cilët udhëhoqën popullin për përmbysjen e regjimit të egër komunist. Ai është drejtuesi i parë i degës së Partisë Demokratike të Tiranës. Kur ka lëvizje të mëdha me interes kombëtar, aty gjendet një dibran.
Në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë do të jepte kontributin e tij të çmuar Dom Nikoll Kaçorri nga Lura, por përsëri në një moment tjetër kulmor të historisë siç ishte Lëvizja që përmbysi komunizmin, një tjetër zonë e Dibrës, Zall Dardha do të kishte përfaqësuesin e vet në krye të Lëvizjes duke qenë dëshmitar dhe kontribuues në rrëzimin e regjimit me gjakatar në botë, siç ishte regjimit diktatorial i instaluar nga Enver Hoxha.
Zenel Hoxhën nuk do ta pengonte asgjë në të të qenit aktiv në zhvillimet e brendshme dhe të jashtme gjithnjë në të mirë të vendit, ecjes para të proceseve demokratike të Shqipërisë dhe personalisht do të jepte më të mirë nga vetja. Zenel Hoxha është ideatori, themeluesi i Dhomës moderne të Tregtisë të Shqipërisë të cilën e anëtarësoi në Dhomën Botërore të Tregtisë me qendër në Paris(ICC). Katër vite pas rënies së komunizmit, në vitin 1994 Zenel Hoxha do të vendosej në Londër ku jo vetëm do të shkollohej, por motivoi edhe komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, për të marrë një rol më aktiv. Hoxha drejtoi të parin Komitetin të Krizës së Kosovës, duke lobuar në mbështetje të të Drejtave të Njeriut dhe Pavarësisë së Kosovës. Zenel Hoxha është themelues dhe President i Dhomës Shqiptare-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, me qëllimin për të mbështetur kompanitë britanike dhe ndërkombëtare në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Një tjetër funksion që i është besuar dhe po e ushtron me dinjitet Zenel Hoxha është ai i Konsullit të Nderit të Afrikë së Jugut në Shqipëri.

Me nje mal eksperience mbi shpatull, Zenel Hoxha tani eshte me eksperiencen e duhur dhe gati te jape kontributin per ngritjen e Shqiperise.

Kush është Zenel Hoxha

Zenel Hoxha u lind më 1 shtator, 1958, në Peshkopi.  Vendlindja e Zenel Hoxhës është një qytet i vogël i njohur për përdorimin profesional të burimeve natyrore përmes punës së palodhur. Gjyshi i tij Hasim Hoxha dhe babai i tij Mustafa Hoxha ushtruan një ndikim të jashtëzakonshëm në edukimin dhe aftësitë e tij në jetë, gjithnjë pa e shkëputur vëmendjen nga djaloshi i ri, duke e frymëzuar me rëndësinë që ka arsimimi i duhur.
Në vjeshtën e vitit 1973, në moshën 14 vjeçare Hoxha vijon shkollën në kryeqytet, Tiranë. Programi i shkollës “Harry Fulz” ishte hartuar për të pajisur nxënësit me aftësitë më të mira në fushën e teknologjisë, nga profesorë të diplomuar në Universitetet më cilësore në mbarë botën. Ndikimi i tyre tek i riu Zenel Hoxha do të shfaqej shumë vite më vonë, teksa në atë moshë, ai kuptoi gabimet e shumta të sistemit komunist. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1977, Hoxha kreu një vit përvojë pune e detyrueshme nga qeveria e asaj kohe. Ai ka punuar në degën e Bankës Kombëtare për rajonin në moshën 18 vjeç, dhe falë pastërtisë së tij në punë, brenda pak muajsh u promovua drejtor i degës. Zeneli më pas arriti të regjistrohej në Universitetin Politeknik të Tiranës për të studiuar ne Fakultetin e Gjeologjisë dhe te Minierave. Ai ishte një zë i fuqishëm në mbështetje të studentëve të universitetit. Në vitin 1981 u zgjodh si drejtues i Unionit të studentëve të Universitetit të Tiranës.  Në vitin 1981 regjistrohet edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, duke u diplomuar në degën e Gjeodezisë, si edhe atë të Minierave.  Pas diplomimit nga Universiteti i Tiranës, Zenel Hoxha emërohet si drejtues i kantierit të bonifikimit në Gramsh.
Ai së bashku me punonjësit, kolegët e tij përfundoj cilësisht dhe në kohë rekord projektet për mbrojtjen nga përmbytjet e lumit Devoll ne Bërsnik, Gramsh. Ai përjetoi drejtpërsëdrejti varfërinë ekstreme dhe persekucionin e popullit të zonës e më gjerë, të shkaktuar nga regjimi i egër komunist. Zeneli me një kurajo të jashtëzakonshme mbështeste disa familje të internuara nga Tirana në Gramsh. Zenel Hoxha përfundoi zbatimin e projekteve bonifikuese në Gramsh një vit para afatit, bazuar në aftësitë dhe arritjet e tij ai transferohet në ISPVKU (Instituti i Projektimit të Veprave Ujitëse) në Tiranë. Puna në Institut, i dha mundësinë të vizitonte shumicën e zonave të Shqipërisë në disa prej terreneve më të ashpra dhe me varfëri të skajshme, duke forcuar tek ai bindjen se kishte ardhur koha për ndryshime te mëdha në Shqipëri, sidomos pas erës së përmbysjeve  të mëdha në vendet e Europës lindore.
Në vitin 1989 Zenel Hoxha, bashkë me një grup prej 32 inxhinierësh të Gjeodezisë, themeluan të parën Organizatë Jo-Qeveritare të pavarur, si provë për të sfiduar kontrollin e shtetit.
Vetëm disa muaj më vonë pra në 9 Dhjetor të vitit 1990, Zenel Hoxha mbështet dhe i bashkohet  Lëvizjes Studentore antikomuniste duke dhënë një kontribut te spikatur sidomos në momentin kritik të përplasjes së studentëve me policinë ku dhjetëra studentë u arrestuan së bashku me zotin Hoxha, atëherë banor i Qytetit Studenti dhe pedagog i jashtëm i universitetit.
Zenel Hoxha së bashku me studentë pro aktiv të lëvizjes ishin frymëzues, drejtues te lëvizjes, duke i dhënë përfundimisht orientim politik asaj lëvizje madhështore historike për të ardhmen e Shqipërisë.
Lëvizja Studentore e nisur që në javën e parë të Dhjetorit 1990 nuk mbeti thjeshtë një ‘lëvizje për kushte më të mira të jetesës së studentëve” siç dëshironte ta konsideronin zyrtarët burokratë të regjimit komunist. Zenel Hoxha fitoi besimin e studentëve që në momentet e pare të bashkimit me studentët protestues, të Liceu Artistik i Tiranës në mëngjesin e datës 9 Dhjetor. Aty ai së bashku me studentët trima  u ndeshën heroikisht me forcat policore ushtarake të armatosura edhe me autoblinda.  Ai ka kontribuar shumë në themelimin e partisë së parë opozitare Partia Demokratike e Shqipërisë dhe është një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të PD (15) të cilët udhëhoqën popullin për përmbysjen e regjimit të egër komunist. Ai është drejtuesi i parë i degës së Partisë Demokratike të Tiranës.
Zoti Hoxha pas vitit 1992 vendosi të jetë i pavarur si biznesmen. Ndërkohë që vazhdonte biznesin e tij të suksesshëm, një vit më vonë, në mars të vitit 1993, me iniciativën e një grupi biznesmenësh të suksesshëm e zgjedhin unanimisht Sekretar i Përgjithshëm të Dhomës Tregtisë dhe Industrisë të Republikës të Shqipërisë dhe pas tre muajsh- korrik 1993 zgjidhet unanimisht si President i Dhomës të Shqipërisë.
Zenel Hoxha është ideatori, themeluesi i Dhomës moderne të Tregtisë të Shqipërisë. Ai është hartuesi i ligjit të parë bashkëkohor të Dhomave të Tregtisë. Ai udhëhoqi ngritjen e Dhomave në çdo qytet të Shqipërisë. Zenel Hoxha me ekipin e tij bënë të mundur anëtarësimin e Dhomës Tregtisë të Shqipërisë në Dhomën Botërore të Tregtisë me qendër në Paris(ICC).
Në maj të vitit 1994 vendoset në Londër.  Në vitin 1995, kurorëzoi martesën me Silvana Hoxhën. U kthye në Shqipëri në vitin 2001, pasi pati jetuar në Britaninë e Madhe për shtatë vjet. Në Londër, Hoxha ndoqi studime të ndryshme në Gjuhësi, Politikë dhe Ekonomi. Ai motivoi edhe komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, për të marrë një rol më aktiv. Hoxha drejtoi të parin Komitetin të Krizës së Kosovës, duke lobuar në mbështetje të të Drejtave të Njeriut dhe Pavarësisë së Kosovës. Komiteti ka dhënë edhe mbështetje financiare për shqiptarët nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999. Zenel Hoxha është themelues dhe President i Dhomës Shqiptare-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, me qëllimin për të mbështetur kompanitë britanike dhe ndërkombëtare në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt kuptoi se Dhoma duhej të ofronte shumë me tepër shërbime dhe mbështetje për të kompensuar mungesën e ekspertizës në vend, tipike e një vendi post-komunist, si Shqipëria. Në vitin 2009, Hoxha themeloi English Speaking Union në Shqipëri duke integruar Shqipërinë me rrjetin e botës anglo-saksone dhe duke e drejtuar atë drejt shpalljes së gjuhës angleze si gjuhën e dytë zyrtare në Shqipëri. Që atëherë, Hoxha është një personalitet i shquar i cili krijon trende në hartimin e politikave, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar vizion të guximshëm në ecurinë përpara të vendit.

Dekorimi nga Presidenti Bujar Nishani “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar Presidentin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e PD-së, z.Zenel Hoxha për kontribute të çmuara në veprimtarinë e tij. Në ceremoninë e rastit në institucionin e Presidencës ku merrnin pjesë familjarë, miq të afërm, akademikë, politikanë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi me nr. dekreti 10123 zotit Zenel Hoxha Titullin”-“Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: – “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributit të tij në lëvizjet demokratike të fillimviteve ’90-të, për ndihmesën e vyer të dhënë përgjatë luftës për pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij për të afruar popullin shqiptar dhe atë britanik, përmes ofrimit të shërbimit ndaj zhvillimit të biznesit shqiptaro-britanik dhe përhapjes së gjuhës angleze në Shqipëri”. Presidenti Nishani vlerësoi angazhimin e Zenel Hoxhës prej rënies së komunizmit deri sot, duke pohuar se ka qenë një zë i rëndësishëm në funksion të çështjes shqiptare brenda dhe jashtë kufijve shtetëror. Gjatë fjalës së tij ne momentin e dekorimit, Presidenti Nishani përmendi kurajon e Zenel Hoxhës për tu përshirë fuqishëm në ngjarjet demokratike për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri duke e vlerësuar si një njeri kurajoz dhe të aftë për të ecur me hapin e kohës në çdo rast. Kreu i Shtetit pohoi se z.Hoxha jo vetëm që nuk e mendoi dy herë përfshirjen fuqishëm në proceset demokratike dhe rrëzimin e komunizmit, por ai ishte dhe i përshirë direkt në politikën aktive në atë periudhë duke qenë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës forcë antikomuniste në Shqipëri e cila shihej si shpresë nga qytetarët. Në vijim të fjalës së tij Presidenti Nishani vlerësoi z.Zenel Hoxha dhe për ndihmesën e vyer të dhënë përgjatë luftës për pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij për të afruar popullin shqiptar dhe atë britanik, përmes ofrimit të shërbimit ndaj zhvillimit të biznesit shqiptaro-britanik dhe përhapjes së gjuhës angleze në Shqipëri”. Sipas z.Nishani, Zenel Hoxha me kontributin e dhënë ka qenë një urë lidhëse mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë në rritjen e bashkëpunimit tregtar, ekonomik dhe kulturor. Në fjalën e tij z.Zenel Hoxha, shprehu mirënjohjen e thellë për z.Bujar Nishani-President i Republikës Shqipërisë, i cili i akordoi titullin se lartë “Kalorës i Urdhrit te Skënderbeut”.  Gjatë fjalës së tij z.Hoxha falënderoj miqtë dhe të afërmit e pranishëm ne ceremoninë e dekorimit si dhe të gjitha ata më të cilët ndër vite ka pasur komunikim dhe bashkëpunim.  “Sot është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Përkushtimi ndaj atdheut është një emocion shume i këndshëm, energji ne rritje dhe e pandalshme. Këtë vlerësim dua të ia dedikoj të gjithëve ju që jeni në këtë ceremoni, familjes sime, të parëve të mijë, origjinës sime Dardhës, Reçit, Lurës e Dibrës, bashkëmoshatarëve, miqve, bashkëpunëtorëve”- do te theksonte në fjalën e tij z.Zenel Hoxha.

Vlerësimi me urdhërin Europian “Kalores i St George” në Austri

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Zenel Hoxha është vlerësuar edhe në Austri. Duka i Habsburgëve (Archduke Karl von Habsburg) deklaroi dhënien e dekoratës së lartë: Kalorësi i Urdhrit të Shën Gjergjit.(St.George Order) të Perandorisë Habsburg, por tashmë njihet edhe si Urdhër i Europës dhe i Habsburgëve. Ky Urdhër i Lartë është themeluar në vitin 1469 nga Papa Piu i dytë dhe Franc Jozef, Perandor i Austrisë, si simbol i qëndresës në mbrojtje nga rreziku Otoman. Ky “Urdhër i Lartë” u ndalua nga Napoleoni dhe nga Hitleri, por u rikthye nga familja Perandorake e Habsburgëve në vitin 1951. Aktualisht ky “Urdhër i Lartë” konsiderohet Urdhër Europian, i cili simbolizon, mbron, promovon vlerat dhe arritjet e vendeve në kontinentin Europian. Kalorësit e Urdhrit kurorëzuan në meshën e mbajtur nga Krye Peshkopi i Austrisë, të përzgjedhurit e nderit: zotin Zenel Hoxha “Për kontributin në luftën kundër komunizmit, si edhe në afrimin e popujve përmes promovimit të vlerave kulturore, historike, ekonomike si edhe vizionin dhe arritjet e tij politike dhe profesionale”. Po në maj 1919 Elez Isufi u dekorua ne Perandori Franc Jozef i Austrisë dhe gati 100 vjet më vonë përsëri po nga Zall-Dardha dekorohet një tjetër personalitet nga familja e Perandorit Franc Jozef me 21 Prill 2017. Këto koincidenca nuk janë të rastësishme sepse Zall-Dardha si krahinë dhe Dibra vazhdon të qëndrojë në kursin kombëtar si kontribuues etj.

Vlerësime të tjera
Në vitin 2015, Hoxha mori një nga mirënjohjet më të rëndësishme për të, vlerësimin e dhënë nga qyteti i lindjes, për arritjet dhe kontributin e tij. Për punën e tij, ai është nderuar me çmimet më të larta që i jepen një numri të kufizuar njerëzish, për kontributin e shquar profesional dhe veprat e tyre bamirëse, ndërkohë që mbetën gjithnjë krenarë dhe të hapur për origjinën e tyre: Titulli “Nderi i Qytetit” nga vendlindja e tij në Dibër.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular