BallinaAktualitetHoroskopi 20 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 20 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

spot_img
spot_img

DASHI

Një person për të cilin keni pasur ndjenja të forta, pozitive apo negative, do të shfaqet para jush sot. Ndoshta do të jetë vizualisht ose fizikisht. Tërheqja e tyre është e pamohueshme, por ju nuk e dini nëse jeni gati të flisni më shumë. Prisni derisa të kuptoni më mirë atë që ndjeni. Kjo nuk është diçka për të cilën duhet të veproni në mënyrë impulsive.

DEMI

Ndonjëherë, përpjekja për të qenë perfekt është humbja më e madhe e kohës! Jo vetëm që ju izolon nga njerëzit e tjerë, por gjithashtu ju shkakton shumë zhgënjim. Sot, ju duhet të hiqni nga mendja faktin se duhet të merrni medalje të artë në gjithçka. Filloni të mësoni se si ta pranoni veten ashtu si jeni.

BINJAKËT

Nëse jeni shumë të bindur që metoda juaj është e duhura, nuk do të jeni shumë të përshtatshëm për përvoja të reja.  E mira është që të mësoni të dëgjoni të tjerët dhe të shmangni situatat e pakëndshme. Prandaj, sot merrni frymë thellë dhe dilni jashtë zonës suaj të rehatisë. Nuk është aq e frikshme në fund të fundit, madje mund t’ju duket argëtuese.

GAFORRJA

Sigurisht, ka shumë gjëra  në listën tuaj të detyrave tani, por nëse nuk arrini të bëni diçka, nuk keni përse të stresoheni. Më mirë mendoni se puna juaj vlen, jeni të rëndësishëm, ose të paktën të nevojshëm për jetën e njerëzve të tjerë. Mos e nënvlerësoni fuqinë tuaj ose rëndësinë tuaj sot.

LUANI

Shumë njerëz po kërkojnë pak kontribut nga ju dhe kjo ndjenjë mund të fillojë t’ju edhe pushtojë juve. Mos u shqetësoni. Puna në grup mund t’ju shkaktojë pavendosmëri, por thjesht duhet ti thoni që t’ju japin hapësirën dhe kohën që ju nevojiten për të kuptuar gjërat. Ata do të respektojnë plotësisht kërkesën tuaj dhe ju do të jeni në gjendje të arrini në përfundimet tuaja pa përjetuar aspak stres.

VIRGJERESHA

Sot, duhet të përdorni kombinimin e logjikës së ftohtë me një buzëqeshje të ngrohtë për të fituar një avantazh ndaj konkurrencës. Ju nuk mund ta bindni dikë që të ketë të njëjtin mendim me ju bazuar vetëm në hijeshinë tuaj, por ju duhen fakte që t’ju mbështesin. Para se të filloni çdo lloj negocimi, sigurohuni që të keni provat që ju nevojiten për të mbështetur pozicionin tuaj. Bëni hulumtimin tuaj dhe askush nuk mund të mos bjerë dakord me gjetjet tuaja. Për sa kohë që qëndroni të sigurt dhe të përgatitur, do të keni sukses.

PESHORJA

Dinamika e grupit do të jetë e ndërlikuar për ju sot. Kini kujdes se me kë po shoqëroheni tani sepse ka disa njerëz të cilëve mund t’i besoni, por dhe të tjerë që nuk mund t’i besoni. Nëse doni të ndani qëllimet dhe idetë tuaja me dikë, mund ta bëni. Thjesht përpiquni të mos tregoni shumë nga vetja dhe të jeni të sigurt që keni zgjedhur dikë të besueshëm për të biseduar.

AKREPI

Shumë shpejt do takoheni me dikë që bën një mënyrë jetese shumë joshëse, prandaj kushtojini vëmendje sepse mund t’ju mësojnë diçka që nuk e dinit. Ju jeni mjaft të mirë në rezistimin ndaj tundimit, por është koha që të mësoni se si të jetoni me të.

SHIGJETARI

Një lajm i keq është se ekziston një mundësi e vogël që të keni një ditë jashtëzakonisht zhgënjyese, por lajmi i mirë është që mund ta shmangni atë nëse përpiqeni mjaftueshëm! Para së gjithash, shmangni njerëzit që ka të ngjarë të përdorin emrin tuaj për keq. Ju i njihni mirë dhe nuk keni përse ti jepni rëndësi. Nëse ata janë pjesë e një takimi që ju duhet të merrni pjesë, uluni shumë larg tyre. Në këtë mënyrë, premtimet e tyre boshe dhe idetë pa kuptim nuk do të ndikojnë shumë tek ju. Izoloni veten nga njerëzit e bezdisshëm.

BRICJAPI

Një mik tepër entuziast po teston edhe njëherë kufijtë tuaj. Është koha që të komunikoni qartë me ta duke i bërë të qartë se nuk tundoheni dhe do bëni atë që dëshironi. Realisht, njoftimi juaj nuk do të jetë shumë surprizues. Ai/ajo e di mirë që ju ia keni mësuar pikat e dobëta, thjesht e kishte harruar këtë fakt.

 UJORI

Kur bëhet fjalë për romancën, duhet të tërhiqeni në anën e ekonomisë. Në vend që të përqendroheni për të patur një lidhje marramendëse, pse nuk shijoni lumturinë në një lidhje të ngrohtë? Ajo që ju duhet tani është një ngrohtësi që ju jep të dyve kohën e mjaftueshme për të vlerësuar me të vërtetë dashurinë tuaj.

PESHQIT

Do të ketë një ndryshim që do të vijë në jetën tuaj sot dhe me shumë mundësi bëhet fjalë për një person të ri. Ky mund të jetë dikush që është tërheqës për ju nga ana sentimentale, seksuale ose thjesht ju duket shumë i zgjuar nga ana profesionale. Ajo që ka vërtet rëndësi është se si reagoni ndaj tyre. Sigurisht, ata mund ta bëjnë zemrën tuaj që të rrahë më shpejt, por nëse ia tregoni, atëherë do e shfrytëzojnë këtë fakt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular