BallinaAktualitetRektori i UT Koni thumbon Veliajn: E di që të ka djegur...

Rektori i UT Koni thumbon Veliajn: E di që të ka djegur shumë, por ruaj qetësinë

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni i është drejtuar ashpër kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Në një koment në Facebook, Koni shkruan se ka të vështirë të fshehë keqardhjen nga sulmet e Veliajt, bajate e banale ndaj personit të tij.

Rektori thotë se “u ka djegur” padia e ngritur nga Universiteti i Tiranës për Kopshtin Botanik. Ai i ka drejtuar një pyetje kryetarit të Bashkisë: “Aty ku jeni diplomuar, Rektori merrej me karrige dhe tavolina, apo me shgarravina muresh? ..apo nuk e keni idenë fare me çfarë merret Rektori i një universiteti?”

Koni i ka dhënë një këshillë Veliajt që të ruajë qetësinë pasi është vështirë që publiku të gënjehet akoma me fjalitë tij pa kuptim.

Postimi i plotë:

Zoti Veliaj,

E kam të vështirë të fsheh keqardhjen time mbi sulmet e tua bajate e banale ndaj personit tim si Rektor i Universitetit të Tiranës.

Aq shumë ju ka “djegur” padia e ngritur nga Universiteti i Tiranës për Kopshtin Botanik, sa vend e pa vend flisni për këtë gjë dhe harroni që nuk jeni përfaqësuesi i pushtetit qëndror, të cilin UT e ka paditur.

Aq shumë jua ka “prishur punët dhe planet” kjo gjë, sa humbisni edhe toruan, dhe tregoheni i paedukuar… apo kështu jeni në të vërtetë?

Dhe unë kam një pyetje për ju: Aty ku jeni diplomuar, Rektori merrej me karrige dhe tavolina, apo me shgarravina muresh?????? ..apo nuk e keni idenë fare me cfarë merret Rektori i një universiteti?

Sa për ballkonin që keni parë, mund të pyesni më mirë atë që e urdhëruat për ta pastruar brënda orës përpara ceremonisë së inagurimit të stadiumit.

Zoti Veliaj, një këshillë ju jap: ruajeni qetësinë… vështirë që publiku të gënjehet akoma me fjalitë tuaja pa kuptim…..

Thjesht edhe sot ju mëshiroj…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular