BallinaAktualitetPaloka: Presidenti Meta, ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës. Kthen përgjigjie...

Paloka: Presidenti Meta, ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës. Kthen përgjigjie Presidenca

spot_img
spot_img

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një reagim në rrjetet sociale shprehet se me paligjshmërinë totale të kësaj qeverie, nuk e kupton se përse Edi Rama nuk vijon brenda ditës me procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Paloka shton se nuk do ishte çudi sikur Rilindja të shkallmonte dhe derën e institucionit për të marrë Presidencën.

Deklaratës së Nënkryetarit të PD i është përgjigjur Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidencës. Blushi shprehet se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm dhe Presidenti Meta do të ushtrojë kompetencat e tij të plota Kushtetuese.  “Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”,- shprehet zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, Tedi  Blushi për deklaratat e Nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

Tedi Blushi: PËRGJIGJE PËR DEKLARATAT E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, Z.EDI PALOKA

Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:

Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet çdo thirrje dhe dekreti të Tij në mbrojtje të Republikës dhe rendit kushtetues.

Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës.

Deklaratat e Edi Palokës në Facebook: Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?!

Edi Paloka, Nënkryetar i PD: Nuk e kuptoj çfarë shqetësimi ka Rama për shkarkimin e Presidentit?! Çfarë rëndësie ka çfarë thotë Kushtetuta? Çfarë rëndësie ka se në fund vendos Gjykata Kushtetuese?

Nuk e kuptoj pse nxjerr një herë Tao Pallën e një herë Spiropallën e çdo pallë tjetër të “rilindjes” që përpiqen me deklarata rrumpallë t’u mbushin mendjen shqiptarëve se Rama dhe “rilindja” po luftojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të Kushtetutës…?!!!

Shko ore pallë, mblidh ata që i quan deputetë, futi një votim në atë që e quan parlament, shkarko Presidentin Meta e zgjidh një nga pallat e tu. Eksperiencën e 30 qershorit e ke, prit sa të dalë Meta nga zyra, shkallmo derën e zyrës dhe e zgjidh problemin…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular