Hije dyshimi bien mbi një tjetër kryebashkiak të 30 Qershorit, zgjedhur me dorë nga vetë kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për Flamur Golemin, i cili duket se ka fshehur faktin se nuk ka kryer universitet. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në Fb me këtë shënim: “Akuzon narko-Kryetarin monist të bashkisë së Gjirokastrës se nuk ka mbaruar shkollë të mesme! Lexoni mesazhin e tij.”
Në mesazhin e mëposhtëm, qytetari krahas denoncimin, shpreh edhe bindjen e tij: “Mund ta verifikoni!”
Kujtojmë se pas denoncimeve të kësaj natyre nga Partia Demokratike për kryebashkët e zgjedhur nga Edi Rama në votimin e 30 Qershorit, dy prej tyre u rrëzuan nga posti. Valdrin Pjetri i Shkodrës nuk e gëzoi karrigen e tij dhe po ashtu, Agim Kajmaku i Vorës, që kishin fshehur të kaluarën me rekorde kriminale.