Cili prej këtyre dy politikanëve ka punuar me shumë për të mirën e Kosovës?
Kjo është pyetja e sondazhit të zhvilluar nga Gazeta Express, një prej mediave online më të mëdhaja, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në rajon.
Por rezultati i sondazhit është një tjetër dhimbje për kreun e qeverisë, që muajt e fundit është angazhuar publikisht në qëndrime që cënojnë sovranitetin e Kosovës dhe jo vetëm, siç është projekti për shkëmbimin e territoreve me Serbinë dhe mini-Schengeni Ballkanik.
Në sondazh kanë marrë pjesë mbi 21 mijë votues dhe 74% e tyre kanë votuar për ish kryeministrin Berisha si politikanin që ka punuar më shumë në të mirë të Kosovës.
Lidhur me këtë sondazh nuk mund të mungonte edhe komenti i gazetarit nga Prishtina, Berat Buzhala.
“Kush kish thanë që Rama vjen në këtë ditë? Vetëm para disa vitesh popullariteti i Ramës ka qenë në kulm. Shihej si një politikan mendjehapur dhe modern, i pa konkurrencë në botën shqiptare. Gabimet e njëpasnjëshme, shoqëria e keqe, e përmbysen popullaritetin e tij në nivele katastrofale, posaçërisht në Kosovë. Tash ai është, në krahasim me Berishën, hiç më mirë se sa ka qenë Fatos Nano”, shkruan Buzhala.