BallinaZgjedhje e editoritBasha pas takimeve në PPE dhe CDU: Zgjedhje të lira, drejtësi e...

Basha pas takimeve në PPE dhe CDU: Zgjedhje të lira, drejtësi e pavarur, ndëshkim krimit dhe korrupsionit

spot_img
spot_img

“Zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi e pavarur, ndëshkim krimit dhe korrupsionit”. Basha bën bilancin e takimeve me drejtuesit më të lartë të BE. “Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për anëtarësim”

“Mesazhet që sjell nga këto dy takime të mëdha në kongresin e PPE-së dhe të CDU-së në Zagreb dhe Lajpcig, janë mesazhe shprese dhe pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Siç keni mundur ta ndiqni, së pari, fokusi i të dy takimeve përsa i përket Shqipërisë ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, e çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne BE.

Siç bëra në takimet e mia me krerët me të lartë të BE, dua ta bëj edhe nga Tirana- të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur në përgjigje të kërkesës sime dhe të PD dhe davaritjen e çdo keqkptimi, fake neës apo propagandës së populistëve autokratë të Ballkanit për të mbuluar dështimin e tyre. Theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE ka qenë tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Për ne shqiptarët kjo nuk është diçka e re. Prej 25 shtatorit, Bundestagu gjerman ka miratuar një Rezolutë, ku ka paralajmëruar se Shqipërisë do t’i hapen negociatat pas përmbushjes së 9 kushteve.

Prej ditës së enjte, pozicioni i Bundestagut, që shkon përtej qendrës së djathtë, pasi ai qeveris me të majtën e SPD, është edhe qëndrimi i PPE-së, që ka presidenten e grupin më të madh parlamentar në BE dhe kryeson. Është grupimi që ka presidenten e re të Komisionit Europian dhe gjysmën e Komisionit Europian, qeverisë së Europës së Bashkuar, që ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin europian dhe që kryeson disa prej vendeve më të rëndësishme anëtare të BE, duke nisur natyrisht me qeverinë e Angela Merkel në Gjermani.

Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zezë mbi të bardhë.

  1. Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore
  2. Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja e një vendimi prej saj për farsën e 30 Qershorit.

 

  1. Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënyrë të suksesshme, jo për të larë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota.

 

 

  1. Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

 

  1. E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndërtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve, por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale.

 

  1. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë, që nuk ka të dytë në Europë, për nga politizimi i saj.
  2. Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.

Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët.

“CDU do të na ndihmojë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike”, Basha tregon rrugën e zhvillimit: ndryshim i menjëhershëm i kursit kapitullues me korrupsionin e kudogjendur dhe koncesionet klienteliste.

“Vendi  vazhdon të zhytet në një krizë, po kështu të paprecedentë, tashmë jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Pavarësisht se ngjarjet politike marrin vëmendjen kryesore, shqetësimi për ekonominë shqiptare ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Natyrisht është shqetësim kryesor për mua si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike. Ndaj ka zënë një vend të madh në takimet që kam patur, në veçanti në takimet në Lajpcig, ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e CDU-së ne qeveri dhe në parti, të cilët na kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë për sa i përket, pikërisht thembrës së Akilit, për sa i përket nxjerrjes së vendit nga kjo krizë, është zhvillimi i ekonominë, ndryshimi i menjëhershëm i kursit kapitullues të ekonomisë shqiptare të diktuar nga politika e dështuar dhe nga korrupsioni me të ashtuquajturën koncesione, PPP, me sistemin abuziv të taksave dhe tarifave, dhe korrupsionin e kudogjendur. Dhe hedhjen e hapave të shpejtë që edhe Shqipëria si fillim të kapë ritmet e Serbisë, për të cilën më konfirmuan, deri në momentin që flasim, vetëm përmes investimeve gjermane, 66 mijë vende pune me paga mesatare prej 1200 euro në muaj.  Një vend paga mesatare i cili para 10 vitesh ishte e barabartë apo afërsisht sa paga mesatare në Shqipëri.

Kriza ekonomike në gjithë dimensionin e saj dhe rrugëdalja nga kjo krizë ekonomike ka qenë në fokus të takimeve, në fokus të bashkëbisedimeve që kam patur me krerët më të lartë të CDU-së dhe qeverisë federale në Lajpcig. Sikundër dhe vazhdimi i bashkëpunimit për të përfunduar së bashku një plan kombëtar strategjik për investime gjermane dhe investimet e huaja në Shqipëri si pjesë e planit tonë për të nxjerrë ekonominë nga kriza.

Disa prej këtyre propozimeve janë të njohura, disa prej tyre janë pjesë e bashkëbisedimet që kam nisur në rrugëtimin tim në Shqipëri me grupe të ndryshme  të shoqërisë shqiptare, e kam nisur me të rinjtë, e kam vazhduar me biznesin, me fermerët. Do të rikthehem edhe një herë tek ekonomia në ditët dhe javët e ardhshme. disa të tjera do të shpalosen në ditët në vijim.

Por dua ta ndaj fare qartë atë që ndave nga Lajpcigu dje, nga Gjermania vij me duart plot sa i përket mbështetjes me ekspertizë dhe jo vetëm ekspertizë të CDU-së, por edhe të kompanive kryesore gjermane të cilat shohin tek Shqipëria, siç e shoh edhe unë, një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar. Dhe janë të gatshëm, nëse kanë një partner të besueshëm tek qeveria e nesërme shqiptare që do ta kenë patjetër, të bëjnë të paktën atë që kanë bërë në Serbi, të orientojnë investimet kapitale gjermane, transferimin e teknologjisë gjermane dhe transferimin e metodave gjermane të aftësimit për rininë shqiptare. Natyrisht ky nuk është një proces me një kahje, është një marrë- dhënie ku natyrisht Shqipëria do të bëjë pjesën e saj. Interesi gjerman është të mbështesë potencialisht në një treg pune me kosto të favorshme. Në qoftë se këtu shërbimet mund t’i marrë me 1/3 ose ½ e asaj që merr në Gjermani, ndërkohë që leverdia jonë si shqiptarë dhe në veçanti synimi im, avantazhi për të gjithë këtë dhe për Shqipërinë është të mbajmë të riun dhe të renë shqiptare, që sot kërkon t’ia mbathë drejt Gjermanisë, pasi mëson gjermanisht dhe më thonë se listat e Institutit Gëte është bërë me e gjatë se ç’mbahet mend në histori. Pra, në vend që t’ia mbathë për një vend të huaj të ketë mundësinë e aftësimit profesional këtu apo riaftësimin në rast se ka mbaruar një degë, por nuk e orienton drejt ekonomisë të ketë mundësinë të punësohet në vendin e tij apo në vendin e saj, pse jo në qytetin ku jeton, me një pagë dinjitoze.

Me një pagë dinjitoze do të thotë jo thjesht që të jetë minimum jetik, por që t’i mundësojë çdo të riu ose të reje lançimin e një jete me standarde dhe me cilësi. Pra, t’i japim mundësi të zgjedhë të qëndrojë në Shqipëri, të zgjedhë të qëndrojë në Shqipëri. Këtë mundësi e gëzojnë dhjetëra-mijëra të rinj serb, pikërisht sepse Serbia ka hedhur hapa gjigantë në raport me ku ishim para 10 vitesh. Dhe unë jam i vendosur që të rivendos kompetivitetin dhe bashkë me racën punëtore të talentuar të shqiptarëve që kur i ka mundësitë lulëzon edhe jashtë shteti, pse jo edhe superioritetin e tregut shqiptar të punës në raport me çdo treg tjetër rajonal të punës.

Ky është një plan ambicioz, është një plan konkret i cili po hartohet me ndihmën e ekspertëve me të mirë që ka Europa, natyrisht si pjesë e bashkëpunimit me simotrën tonë, me Kristian Demokratët Gjerman. Është një punë që duhet ta kishte bërë qeveria, askush nuk e pengonte, mund ta kishte bërë gjatë vitit të parë qeverisje, gjatë vitit të dytë të qeverisjes, askush nuk e pengonte në shtatë vite qeverisje ta bënte këtë pune, përveç mungesës totale të prioritetit ekonomik për shqiptarët dhe fokusimin total tek grabitja e pasurive duke i përzënë të gjithë investitorët, duke i lënë vendin në një gjendje ekonomike të mjeruar.

Këto sigurisht nuk janë çështje që flasin me fjalë, janë çështje që flasin me vepra. Ajo që ne do të bëjmë si opozitë e bashkuar dhe si Parti Demokratike është që të shpalosim të gjithë hapat sot në opozitë, para shqiptarëve në mënyrë që në radhë të parë shqiptarët të kenë garancinë përtej çdo dyshimi të rrugës që do të ndjekim në çdo aspekt; nga lufta  kundër korrupsionit, tek zhbërja e inspektorateve korruptive, tek rivendosja e konkurrencës së lirë, tek ndjekja dhe procedimi penal i çdo afere koncensionare dhe PPP-je të korruptuar dhe nxjerrja e kalçetos së oligarkëve nga loja për të bërë këtë një fushë të hapur për të gjithë faktorët ekonomikë nga më i vogli tek më i madhi. Por po kështu edhe për dhënë besimin për investitorët më të mëdhenj të Europës por për të gjithë investitorët perëndimorë se nën qeverisjen e PD dhe opozitës së bashkuar, nesër Shqipëria do të jetë në gjendje të shpalosë potencialin e saj të plotë që është i jashtëzakonshëm, siç janë edhe mundësitë në Europën e vitit 2020 e tutje.

“Do të ketë përballë popullin”, Basha paralajmëron Ramën për nismat antidemokratike, që kapin Gjykatën Kushtetuese dhe marrin kompetencat e Presidentit.  “Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda dhjetorit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve”

“Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza.”

“Edi Rama e ka ankth SPAK dhe BKH”, Basha: Nisma e tij e nesërme ka për qëllim të ndërtojë një SPAK dhe BKH paralele, që ta ketë ai nën kontroll.

“Sa i përket SPAK dhe BKH kam theksuar dhe theksoj mbështetjen time totale, mbështetjen totale të PD. Vonesat për ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së kanë një autor dhe ky është Edi Rama.

Edi Rama ka vonuar pa asnjë shkak ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së, ndaj sot gjendemi me kriminelë që duhet të jenë në burg, por hanë e pinë me Edi Ramën nga mëngjesi në darkë, diktojnë tendera dhe koncesione. Prapa çdo koncesioni korruptiv ka një bandë kriminale me një kryebandit që është aleat politik i Edi Ramës, figura të njohura të krimit të organizuar.

Këta banditë duhet të ishin në fund të Bulevardit, tek 313-a, por janë në fillim të bulevardit, tek lokalet më luksozë përballë kryeministrisë dhe shpeshherë, tek lokali luksoz Brenda kryeministrisë. Dhe është kjo bandë, bashkë me Edi Ramën, që ka vonuar SPAK-un dhe BKH-n. Me atë që do të shpallë nesër po përpiqet ta sabotojë.

Do të shpallë nesër projektin e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ku do të vinte Saimir Tahirin, komandant të SPAK-ut dhe të BKH-së. Për ta kujtuar si çështje. Ndërkohë që kishin plasur disa çështje, mes të cilave edhe e Mark Frrokut, sepse kishte ardhur ekstradimi dhe ky e fshihte ekstradimin, pastaj largoi Artan Didin, e bëri kokë turku, ishte koha kur Shqipëria ishte mbushur me drogë në këtë moment, Edi Rama miratoi në Kuvend një ligj që e bënte Ministrin e Brendshëm kapon e SPAK dhe të BKH-së.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë ligj. Sepse nuk mund të ngrihen këmbët t’i bien kokës. Si mund të hetojë polici i thjeshtë kriminelin, kur krimineli është Ministër i Brendshëm dhe shef I tij?! Edi Rama e ka ankth SPAK-un dhe BKH-në dhe është në gjendje të bëjë gjithçka që ose ta bllokojë, se për të shtyrë e ka shtyrë mjaftueshëm, ose ta kapë.

Nesër do të shpallë një masë që ka për qëllim të ndërtojë një SPAK dhe BKH paralele, që ta ketë ai nën kontroll. Të njëjtën gjë që donte të bënte me Saimir Tahirin, tani do ta bëjë vetë. Është një mashtrim për shqiptarët dhe partnerët.

Është zyrtarizim i shtetit me polici partiake. Edi Rama e di mirë se një SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe për bandën e tij. Rikthimi i këtij modeli është i papranueshëm për ne. Ndaj, ne kërkojmë ngritjen me shpejtësi të SPAK-ut dhe BKH, bërjen e tyre funksionale dhe dhënien fund të praktikave për ta zhbërë apo për ta dëmtuar akoma pa nisur nga puna, duke ngritur të tilla struktura paralele.

Lidhur me pjesën tjetër, se duhet të forcojë ligjet, nuk qëndron. Ligje më të forta kundër mafias dhe krimit të organizuar se ç’ka Shqipëria, nuk ka asnjë vend tjetër.

Dhe këtë jua them si ish Ministër i Brendshëm që i përdori këto ligje për të luftuar krimin dhe për të hequr vizat për shqiptarët. Vizat na I hoqën kur panë se jo vetëm kishim ligjet, por kur panë se kishim vullnet për t;I zbatuar ato, kur arrestuam kriminelët, kur ua morëm pasuritë , kur blinduam kufijtë tanë për trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Prandaj po udhëtojnë të lirë shqiptarët, megjithëse, në këtë situatë, ka vende që duan t’i kthejnë vizat, pikërisht, sepse me të njëjtat ligje, kjo qeveri, në vend që t’i arrestojë, po i nxjerr nga burgu kriminelët. Dhe e ka kthyer Shqipërinë, siç thotë Departamenti i Shtetit, në një strehë për rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar nga Amerika në Lindjen e Mesme dhe në Europë.

Pra, e keqja në vend, është në krye, është tek koka. Peshku është qelbur nga koka, prandaj, zgjidhja e vetme për këtë situatë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Nuk ka për ta patur asnjë kurë, as për krimin, as për ekonominë, pa patur zgjedhje të lira e të ndershme, me një parlament dhe një qeveri që u përgjigjet njerëzve, jo bandave, jo kriminelëve.

Mos harroni rastet që ai ka mbrojtur, nga Roshi, tek Tahiri, tek Xhafa, tek blerja e votës në Dibër, Dosja 184, 339, janë ende pa hetuar, së bashku me Dakon dhe Gjiknuri, Pjetri dhe Kajmaku. Po nuk i denoncoi opozita, po nuk pati presion ndërkombëtar, ai i mbron ata.

Kishte gjithë shtetin në dispozicion 6 vite dhe sa herë njerëzit e tij janë kapur në krim, ky i ka marrë në mbrojtje, edhe ata të dy që i ka në listën e zezë të SHBA-s, Dakon dhe Doshin, që i ka dhënë gjithë Shkodrën, pasi bindi Gjinushin t’i shesë partinë.

Ky është Edi Rama. Edi Rama dhe SPAk janë në konflikt interesi, prandaj e ka vonuar SPAK-un dhe nesër do të bëjë një përpjekje të fundit, të mjerë për të sabotuar SPAK-un. Mos kini dyshim që do ta bëjë të madhe.

Do ta bëjë spektakël, ta shesë si gjë të madhe nga ana ligjore, do t‘i bjerë nja 2-3 personave, që nuk ka dëm se ose janë rivalë të bandave të tij, ose i fut Brenda dhe i nxjerr prapë, siç ka bërë këto 6 vite.

Spektaklin do ta bëjë, por shqiptarët e dinë fare mirë se shkaktari i kësaj gjendje për luftën kundër krimit dhe korrupsionit ka një emër, aleati I tyre, përfaqësuesi i tyre, ortaku dhe shërbëtori, kryeministri i vendit”.

Kreu i opozitës tregon një rast konkret të largimit të mundësisë për të investuar në Shqipëri nga një korportaë gjermane. “E lidhën me një bandit”

I pyetur nga gazetarët për ccështjen e largimit të shqiptarëve drejt Gjermanisë dhe mundësive që prezantoi zoti Basha për sjelljen e investimeve gjermane në Shqipëri, kreu i opozitës tregoi një rast sesi qeveria aktuale detyron investitorët gjermanë të largohen, duke i lidhur me banditë.

“Nëse në Gjermani sëbashku me sigurimet shoqërore, me fondin e pensionit, me sigurimet shëndetësore, me taksat personale të paguara, minimalisht 6 mijë deri në 8 mijë euro ju kushton një punëtor i tillë, këtu mund ta bëjnë me një të dytën e apo një të tretën e çmimit. Natyrisht për ne ky është një bekim. Për dikë që merr 400 euro, papritur ta gjejë veten të mirë trajnuar dhe të marrë 1200-1600 euro në xhep, me koston e jetesës në Shqipëri, duke qëndruar në Shqipëri pranë familjes në vend që tja mbathë, sigurisht që ky është një bekim për ne. Është një bekim për rininë, një bekim për ekonominë tonë.

Në kontaktin e nivelit më të lartë, për të respektuar etikën me të cilën foli, gjëja e pare, pasi prezantoi projektin, e drejtuan tek një nga aktorët e njohur në Tiranë, që është njëkohësisht biznesmen edhe bandit, dhe i thanë: puno me këtë. Nga nivelet më të larta. “Niveli më i lartë”, – më tha. Besoj se niveli i lartë nuk ka qënë Belinda, as Damiani. “Ti do të punosh me këtë”, – i thanë.

Mirëpo këto janë kompani që nuk i thua dot: puno me këtë! Sepse ai nuk vjen të pastrojë paratë e drogës. Nëqoftëse sillesh në këtë mënyrë me një koorporatë serioze që thotë se unë vi dhe të trajnoj 5 mijë apo 10 mijë të rinj, dhe t’u jap 2 mijë apo 3 mijë euro në muaj rrogë inxhinierëve, 800 deri në 1200 euro punëtorëve me kualifikim të mesëm, dhe ti ‘ti thuash “merre baniditin dhe bëje ortak”, natyrisht që në këtë moment ky i vë një kryq të madh Shqipërisë. Dhe më e keqja, nuk është ky problemi më i madh. Problemi më i madh është se ky i thotë dhe të tjerëve: kështu ma bënë, shkova në Tiranë dhe kështu ma bënë! Prandaj kemi këtë emër sot. Prandaj jemi 6 vjet pa një investim perëndimor.

Ky është fakti. Kjo është pyetja që sa herë i bëhet Edi Ramës, kur ju lënë ta pyesni: më thuaj një investim perëndimor, s’ka çfarë të thotë. Laj e thaj, Lasgushi, që është tërësisht Turkish Airlines me bojën e Edi Ramës .

“Zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve”, Basha: Në gjermanisht motivit të Edi Ramës për të vazhduar sa të jetë e mundur i thuhet: “Zeit ist geld” – Koha është para.

Kjo krizë duhet të pranohet si e tillë.

Akrobacirat për t’i vënë emra të tjerë i shërbejnë vetëm zgjatjes së krizës. Kriza zgjidhjet duke çuar shqiptarët në kutitë e votimit dhe duke ia lënë në dorë shqiptarëve.

Atë që po bën Zaevi në këtë vendin fqinj që nuk ka asgjë më shumë se ne, kemi ne shumë më shumë se ata duke nisur me detin dhe mineralet e shumë të tjera.

Ata kanë përgjegjësinë politike dhe thotë; Do të shkojmë tek qytetarët, vendosin qytetarët kush do jetë qeveria e ardhshme.

Ky thotë jo dhe të gjithë janë të frustruar me këtë dhe pa dyshim nuk ka ndërmend të tërhiqet as Europa, as Gjermania.

Zgjidhja e krizës politike është e patejkalueshme për të hapur derën për negociata.

Zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve. Nuk ka për t’u tërhequr njeri këtu, edhe pse Edi Rama ka bërë gjithçka për t’i shkurajuar, ka refuzuar ndërmjetësimin e tyre tre herë nga tre entitete të ndryshme, dy bilaterale dhe një organizatë ndërkombëtare që kanë ofruar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës.

Në gjermanisht motivit të Edi Ramës për të vazhduar sa të jetë e mundur thuhet: “Zeit ist geld” – Koha është para.

Çdo javë që kalon, për Edi Ramën dhe për grupin e tij të strukturuar në qeveri, në ekonomi dhe kriminalitet, koha është para.

“Reforma Zgjedhore pengohet nga Rama”, Basha: Prej fillimit të qershorit, faktori ndërkombëtar i bën thirrje Edi Ramës dhe grupit të tij të strukturuar, ti japë fund krizës politike duke pranuar dialogun përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar

Përsa i përket Reformës Zgjedhore, ne do të rakordojmë një qëndrim tonin për të hedhur poshtë një tjetër argument të propagandës së qeverisë, që është opozita që nuk e do reformën zgjedhore.

Komisioni shtyhet dy muaj, sepse 2 muaj janë baraz me 200 milion euro të vjedhura për Edi Ramën, për oligarkët e tij, për bandat e tij.

Prandaj reforma zgjedhorë duhet të mbarojë brënda vitit dhe viti që vjen të jetë viti i përgatitjes dhe zbatimit të reformës zgjedhore në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje kushtetuese vendore në një ditë.

Unë i jam mirënjohës faktorit ndërkombëtar që ka prej fillimit të qershorit, që i bën thirrje Edi Ramës dhe grupit të tij të strukturuar, ti japë fund krizës politike duke pranuar përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe dialogut, këto hapa që tashmë i kemi të zezë mbi të bardhë, si në dokumentin e Bundestagut, si në rezolutën e PPE, dhe nuk mund të them asgjë më shumë se kjo që përsërita.

Nuk jemi ne ata që pengojmë dialogun dhe se koha po mbaron. Kjo përballje do të bëhet e paevitueshme nëqoftëse Partia Socialiste nuk gjen kurajon të vendosë njëherë të vetme në këto 7 vite, interesin e socialistëve të thjeshtë dhe të gjithë shqiptarëve, para interesit të kreut të këtij grupi të strukturuar kriminal që po mban peng Shqipërinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular