BallinaAktualitetGrabitje rekord prej 1 miliard euro/ Vidhet ‘Kasaforta Jeshile’

Grabitje rekord prej 1 miliard euro/ Vidhet ‘Kasaforta Jeshile’

‘Kasaforta Jeshile’, një koleksion pasurish historike me vlerë të paçmuar, ka rënë pre e grabitësve.

Kështu bën të ditur gazeta gjermane, BILD.

Sipas saj, nga kasaforta janë vjedhur një pasuri që shkon deri në 1 miliard euro.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur, por BILD shkruan se aq e rëndë është ngjarja, sa drejtuesve të policisë u ka ikur truri.

Banda e hajdutëve ka vjedhë bizhuteri historike, diamante dhe gurë të tjerë të çmuar.

‘Kasaforta Jeshile’ është e famshme në mbarë botën për koleksionin e saj të artit. Aty ka vepra ari, gurë të çmuar, porcelan, gdhendje fildishi, etj. Gjithçka e paçmueshme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular