BallinaAktualitetPërfundojnë hetimet/ Ish-deputeti i Ramës vendoset nën akuzë

Përfundojnë hetimet/ Ish-deputeti i Ramës vendoset nën akuzë

Prokuroria e Krimeve të Renda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet kriminale të ‘dosjes 339’, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun.

Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS-së në Lezhë, Arben Ndoka dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.

Ndoka dhe të pandehurit e tjerë paraqiten në prokurori për t’ju komunikuar akuza.

Veprat penale që akuzohen janë ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve’, ‘shpërdorimi i tokës’, në kuadër të një grupi kriminal.

Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.

Mes të pandehurve janë edhe Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe disa persona të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular