BallinaPolitikeThirrja e Metës për tubim, Shehi: S’mund të bëhen të dyja, edhe...

Thirrja e Metës për tubim, Shehi: S’mund të bëhen të dyja, edhe president edhe kryetar i opozitës

spot_img
spot_img

Aksioni i Ilir Metës për të mbrojtur kushtetutën e Shqipërisë për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi është brenda kornizave institucionale që duhet të ketë një kryetar shteti.

Por kur bëhet fjalë për thirrjet e tij për organizimin e protestave popullore, Shehi është kategorik dhe i kujton Presidentit se po hyn në terrenin e opozitës e cila prej 6 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha.

Presidentit i prezantuan kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por përballë kanë një kryeministër që nuk e konsideron opozitën në pozitat për t’i imponuar vendit zgjedhje të reja. Dhe këtë herë përgjegjësinë Shehi e sheh te vendimmarrja e kreut të opozitës për të ndalur protestat.

Sipas aleatit të demokratëve nëse në 2020-tën nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, nxitimi për një reformë të re zgjedhore është i panevojshëm.

Shehi kërkon që forcat e opozitës të rrisin presionin ndaj qeverisë, duke e detyruar kryeministrin Rama të çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke kujtuar se zgjedhjet e 2021 do të ishin një goditje e fortë për opozitën por edhe për të gjithë vendin. /AbcNews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular