Përveç Shqipërisë, gjatë ditës së sotme pati një tërmet relativisht të fortë edhe në Bosnje, ndërsa duket se prej disa muajsh është riaktivizuar një vatër tërmetesh në këtë rajonin e Adriatikut.Zëvendësdrejtori i Institutit Sizmologjik të Serbisë Branko Dragicevic thotë se një gjendje e tillë vjen si pasojë e energjisë sizmike që është grumbulluar për vite të tëra, e cila po lirohet tashmë dhe do të vazhdojë të krijojë efekte për ditë e muaj në të ardhmen.
Ky ka qenë tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në 30-40 vitet e fundit.Një tërmet me madhësi 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë herët në mëngjes është ndier në të gjithë Serbinë, dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë dëmtim, bëri të ditur Instituti Sizmologjik.Zëvendësdrejtori i Institutit Sizmologjik të Serbisë Branko Dragicevic i tha Tanjugut se tërmeti u ndje deri në Beograd.
Ai u ndje edhe nga qytetarë të Malit të Zi, Italisë, Maqedonisë Veriore, Greqisë, Bullgarisë dhe vlerësohet se mbi 10 milion njerëz e ndjenë këtë dridhje të tokës.Dragiceviç theksoi se pritet më shumë aktivitet sizmik pas këtij tërmeti të fuqishëm.Ai thotë se një gjendje e tillë vjen si pasojë e energjisë sizmike që është grumbulluar për vite të tëra, e cila po lirohet tashmë dhe do të vazhdojë të krijojë efekte për ditë e muaj në të ardhmen.Ky ka qenë tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në 30-40 vitet e fundit”, ka thënë Dragiçeviç.
I pyetur nëse mund të pritej një tërmet në Serbi dhe rajon, ai tha se do të ndodhin tërmete në rajonin tonë, por jo të kësaj madhësie.“Tërmeti ynë më i fortë mund të ketë një madhësi deri në 6 njësi të shkallës Rihter.Se cfarë pasojash do të ketë varet nëse ndodh në një zonë të populluar, në cilën orë të ditës dhe për çfarë objekti bëhet fjalë,” tha ai. /Abc News