BallinaPolitikeParalajmërimi i fortë i Presidentit Meta për tërmetet e fundit që tronditën...

Paralajmërimi i fortë i Presidentit Meta për tërmetet e fundit që tronditën Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në fund të muajit korrik kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi sot në Shqipëri dhe për atë të muajit shtator.

Meta kishte thënë se është informuar nga mediet ndërkombëtare mbi paralajmërimin për një termet godasë Ballkanin.

Po ashtu, përmes një letre, ai u ishte drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, rreth tërmetit.

Ai duke cituar një sizmolog grek, kishte thënë se Ballkani do të goditet nga tërmet, duke kërkuar llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën.

“Nëpërmjet mediave ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, kishte shkruar Meta.

Lidhur me këtë, analisti Armend Muja, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se vendi ynë është në zonën me probabilitet relativisht të lartë të rrezikut.

 

Muja kërkon që të reflektohet në kurikulat shkollore, kodet e ndërtimit, politikëbërjes dhe secilës organizatë për mënyrat e adaptimit me tërmetet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular