BallinaKronike“Fluturova fëmijët nga dritarja, më i vogli tre vjeç” banorët në Prezë...

“Fluturova fëmijët nga dritarja, më i vogli tre vjeç” banorët në Prezë rrëfejnë 30 sekondat e ferrit: Do flemë jashtë

Dëme të konsiderueshme në banesa ka shkaktuar tërmeti i sotëm edhe në zonën e Prezës. Mure të shembur, xhama të thyer, është kjo panorama që sjell gazetarja Dorjana Bezat nga kjo zonë. Banorët kanë rrëfyer sekondat e tmerrit gjatë lëkundjeve të tërmetit dhe se si kanë mundur të dalin prej banesave. Me lot në sy një grua rrëfen se si ka nxjerrë fëmijët, më i vogli 3 tre vjeç nga dritarja.

\

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërsa zyrtarisht 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Prej mëngjesit e deri pasdite vendi është goditur nga disa pasgoditje të tjera.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën gërmadha, për të mbijetuar, ndërkohë banorët në panik thonë se nuk do të kthehen në banesa nga frika e lëkundjeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular