Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Shijak, ndërsa janë vënë pas disa personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
në sajë të operacionit blic u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 3 personave, që kërkoheshin për llogari të drejtësisë italiane.
Deri më tani nuk bëhen të ditura identitetet e këtyre personave, të cilët akuzohen për trafik narkotikësh.