BallinaAktualitetE habitshme/Porositi thikë online, 37-vjeçari nga Patosi dënohet me 8 muaj burg

E habitshme/Porositi thikë online, 37-vjeçari nga Patosi dënohet me 8 muaj burg

spot_img
spot_img

E ndërsa blerjet on-line janë kthyer në trend, rastet që nga zgjedhja e bërë në internet mund të përfundosh në burg janë të rralla. Një djalë nga Patosi është dënuar me 8 muaj burg, sepse ka blerë një biçak në Hong Kong. Vendimi është dhënë nga Gjykata e rrethit Gjyqësor në Fier më 2 dhjetor. Saimir Mitescu (Hoxhaj) i martuar me tre fëmijë, banues në lagjen ‘29 Marsi’ në Patos, tregon se nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet që kushtonte 19 dollarë dhe e porositi në ebay.

Porosia mbërriti disa javë më vonë me postë në Tiranë. 37-vjeçari njoftohet dhe shkon ta marrë. Mësohet se atje takon edhe punonjës të policisë të cilët e marrin në pyetje. Mitescu u tregon se porosinë e bërë e donte për të ndihmuar në therjen e gicave, pasi ka një stallë dhe disponon edhe licencë, e ndërsa biçakun ia kanë sekuestruar. Disa javë më pas, 37-vjeçari tregon se, policia e thërret sërish dhe e çon në gjykatë, pasi ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor. Pas disa seancave, gjykata e dënon me 8 muaj burg.

I ndodhur përballë këtij fakti, Mitescu ka edhe një apel për të gjithë ata që bëjnë blerje on-line. “Porosita një thikë on-line, më vjen me postë. Në momentin që më vjen në postë e cilësojnë armë të ftohtë. E marrin në dorë organet kompetente dhe me lajmërojnë që është cilësuar; armë e ftohtë dhe do të gjykohesh për këtë armë. Kam bërë blerje online, por jo thika. Duke menduar se nuk do të bënte problem një biçak. Kush e mendonte se do të cilësohej si armë dhe e rrezikshme dhe të dënohesha. Më kanë dënuar me 8 muaj burg. E kam apeluar çështjen. Besoj që në Apel të ma ulin si vendim ose…se di. Dua t’ju bëj thirrje njerëzve që të kenë kujdes se çfarë porosisin në internet. Mund të përfundojnë në burg për diçka që cilësohet e rrezikshme, që mund të jetë dhe antike. Ata më thonë se duhet të kisha marrë leje nga kompetentët. Se kam ditur në fillim. Pasi nisi gjyqi shkova dhe u interesova me pas kësaj del se nuk kam nevojë për leje që të blejë një biçak.”, tha Mitescu.

Mbi Mitescun rëndon vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vendimin e gjykatës së Fierit Mitescu e ka apeluar dhe pret që drejtësia të veprojë./bw

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular