Dashi
Ekzistojnë dy familje në jetën tuaj: ajo që përmban njerëzit me të cilët keni lidhje, dhe ajo që përfshin miqtë që ju zgjidhni të keni në jetën tuaj. Është koha që këto dy grupe të ndërthuren. Planifikoni një darkë ose një koktej joformal dhe mblidhini të gjithë së bashku. Nuk do të ketë përplasje të mëdha të personalitetit, në fakt, disa marrëdhënie interesante të reja mund të lindin.
Demi
Nëse jeni duke planifikuar një mbledhje së bashku me miqtë, përpiquni ta planifikoni atë rreth një vakti. Nuk ka asgjë më të mirë se sa një drekë apo darkë që mund t’i bësh njerëzit të qeshin dhe të ndjehen mirë me veten dhe njëri-tjetrin. Nëse moti bashkëpunon, një piknik ose një barbecue mund të jetë mënyra e përsosur për të inkurajuar të gjithë të pushojnë dhe të jenë të hapur me njëri-tjetrin.
Binjakët
Edhe pse ndonjë shoku juaj mund të jetë ngushtë me lekët nuk do të thotë se nuk janë gati për ndonjë aventurë. Prandaj, mos bëni supozime për atë, bëjani një ftesë dhe shikoni si do reagojë. Bëni një kompromis dhe përpiquni që këtë argëtim duhet ta rezervoni në të ardhmen, kur miku juaj të ketë mjaftushëm para në xhep. Nëse jeni zemër mirë ju mund të punoni edhe për shokun për të realizuar atë që dëshironi të bëni tani.
Gaforrja
Sapo të zgjoheni në mëngjes, do të ndiheni të mbushur me aq energji të mira saqë do filloni t’i shihni si përgjegjësi. Çfarë do të bëni me gjithë këtë energji? Edhe nëse doni të rrini shtrirë gjithë ditën në shtrat apo t’ja fusni një sy gjumë, rezistoni ndaj kërkesës. Energjia juaj ështe akoma aty. I detyrohesh sot vetes të dalësh dhe mos rrish i mbyllur në shtëpi. Bëni një shëtitje sociale apo ndonjë aktivitet fizik.
Luani
Një takim i papritur me një mik të vjetër mund të fillojë sot paksa të çuditshëm, por personaliteti i tyre natyrisht i ngrohtë do të shkrijë akujt që mund të krijohen mes jush. Zemra juaj është e hapur për fillime të reja, dhe kjo mund të jetë mundësia që keni pritur. Nëse biseda shkon mirë sot, duhet të eksploroni se ku mund të jeni nesër. Bëni disa plane sociale, të kthehesh në kontakt me një mik të vjetër mund të të lejojë të kthehesh në kontakt edhe me një pjesë të vetes.
Virgjëresha
Kudo që të kaloni shumicën e kohës tuaj sot, do të gjeni inkurajim nga njerëzit me të cilët jeni rrethuar. Në zyrë, kolegët tuaj janë gati për t’ju ndihmojnë në projekte të mëdha ose të vogla. Në shkollë, mësuesit janë shumë më të kuptueshëm dhe të gatshëm për të të shpjeguar idetë konfuze pa pushim. Në shtëpi, anëtarët e familjes ose shokët e dhomës po kujdesen për punët që ju urreni më shumë. Sot energjia dhe pozitiviteti e njerëzve përreth teje do t’ju ndihmojë shumë.
Peshorja
Dëshironi të bashkëpunoni me dikë për të arritur atë që dëshironi? Në fakt, ndodh shpesh që dy koka janë më mirë se një dhe ju në këto momente keni nevoje për dikë tjetër që të arrini qëllimet dhe dëshirat tuaja. Në fillim ky bashkëpunim do ketë probleme të vogla e kjo për shak të egos, por më pas çdo fërkim fillestar do fillojë të zbehet dhe të shndërrohet në një harmoni të ëmbël. Është mirë të jesh një udhëtar i pavarur. Por ndonjëherë gjithashtu është e mençur që të udhëhiqesh nga ndonjë tjetër, për aq kohë sa ata po shkojnë në drejtimin e duhur.
Akrepi
Më shumë se çdo ditë tjetër këtë javë, sot është një ditë shumë e mirë për të marrë atë që dëshironi. Sharmi dhe intelekti juaj janë të dy në kulmin e tyre më të lartë, dhe ju do të jeni në gjendje të negocioni si një ekspert. Nëse keni qenë në pritje të një bisde me shefin tuaj, sot është koha të kërkoni një takim dhe më pas t’i kërkoni një ngritje rroge. Pusho pak më shumë sot dhe kujdesuni për veten tuaj. Në fund të ditës do merrni rezultate.
Shigjetari
Nëse sot ndiqni gjendjen shpirtërore, do të jeni mirë. Mos i mendoni gjërat shumë dhe mos provoni të ndryshoni gjendjen shpirtërore. Nëse ndiheni të trishtuar ndiheni për një arsye, nëse jeni të lumtur jeni të lumtur për një arsye. Mos u përpiqni t’i ndërroni gjërat për të patur pak qetësi. Ndonjëherë qetësia mbivlerësohet më shumë se sa duhet. Prandaj pranoni gjendjen që jeni aktualisht, asgjë e keqe nuk ka për t’ju ndodhur.
Bricjapi
Shumë ide të reja do t’ju sugjerohen sot dhe instinkti juaj i parë do i shtyjë ato drejt realizimit. Personi që do jua sugjerojë këto ide nuk është shumë i afërt me ju dhe ju nuk e njihni shumë mirë. Prandaj është e kuptueshme që të mos ndiheni shumë rehat dhe të keni frikë për atë që do merrni përsipër. Ju do mendoni se ndoshta po bëni gabim dhe do pendoheni më vonë. Dëgjojeni atë dhe idetë e tij dhe jepini një shans. Do e kuptoni se nuk ka pasur asgjë për tu patur frikë. Ai do jetë i gatshëm të punojnë me ju dhe kushtet tuaja. Çfarë mund të kërkoni më shumë?
Ujori
Mund ta keni shumë të vështirë t’i kërkoni apo t’i thoni diçka një mikut tuaj. Prandaj gjeni një vend ku të jeni vetëm të dy dhe të keni mundësi të flisni lirshëm. Nuk është e mençur të keni biseda intime në vende me zë të lartë ose që të sjellin shpërqendrim. Dilni menjëherë në temë që mos i bëni ata të tërheqin informacionet nga ty. Ju u keni borxh atyre ndershmërinë, respektin dhe dhembshurinë.
Peshqit
Ju do keni forcë të madhe brenda jush ditën e sotme dhe kur ta kombinoni atë me krijimtarinë tuaj, nuk ka asgjë që mund t’ju ndalojë. Sot do të jeni në gjendje të argëtoheni, të hiqni mendjen nga përditshmëria dhe t’i krijoni vetes disa momente lumturie. Komente të pafajshme nga njerëz që nuk i njihni mirë do ju shkrijnë së qeshuri. Ju jeni të dashuruar më atë që jeta ju ka sjellë. Është koha të zbuloni ide dhe mundësi të reja.