Analisti Ilir Demalia e konsideroi politik vendimin për dënimin me 1 vit burg r5ë Ervin Salianjit.
Demalia tha se drejtësia është kapur nga kryeministri Edi Rama dhe me këtë vendim janë ngritur pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e drejtësisë.
Ilir Demalia: “Ky vendim është politik. Flasim që flasim për drejtësi të kapucar nga Rama. Nuk është vendim i pastër drejtësie, nuk është gjykim i paanshëm. Ngre pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e drejtësisë.
Ky i Salianjit është vendim i padrejtë, nuk ka transparencë, është gjykim politik ndaj kundërshtarit. Nuk mund të besohet. Është pjesë e garnizonit të Ramës.
Rama po bëhet çdo ditë e më shumë i rrezikshëm.
Shqiptarët janë të pafuqishëm.”
Gjykata e Tiranës dënoi sot (18 dhjetor) me 1 vit burg ish-deputetin, Ervin Salianji me akuzën për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”.
Pas vendimit, ish-deputeti e cilësoi një vendim të parashkruar politik shumë kohë më parë.
Salianji paralajmëroi se do ta apelojë vendimin deri në Strasburg.