BallinaKronikeE mitura alarmon familjen dhe Policinë, prindërit: Ikën natën, s’dimë ku vete,...

E mitura alarmon familjen dhe Policinë, prindërit: Ikën natën, s’dimë ku vete, ça bën. Vajza: Unë iki sepse …

Një vajzë 16-vjeçare prej kohësh është kthyer në shqetësim për Policinë e Bulqizës, por jo vetëm.policia-bulqize

Shtetasja me inicialet P. Sh., sipas burimeve nga Policia, është bërë një personazh “problematik” në qytetin e Bulqizës. Prej një viti, ajo shqetëson dy prindërit, Policinë lokale, si dhe Drejtorinë e Shërbimit Social në Qarkun e Dibrës.

Një vit më parë, adoleshentja mësohet se është përjashtuar nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave dhe sjelljes arrogante dhe jo normale në mjediset arsimore. Mësuesit nuk arritën ta bindin që ajo të frekuentonte mësimin dhe të sillej si bashkëmoshatarët. Disa herë janë zhvilluar mbledhje dhe takime me prindërit, por adoleshentja nuk i bindej askujt.

 

DENONCIMI

Largimet nga banesa me javë e muaj kanë bërë që familjarët e P. Sh., të bëjnë denoncime në Polici për “zhdukjen” e saj. Burimet zyrtare nga Policia e Dibrës kanë bërë të ditur për gazetën “Panorama”, se të paktën pesë herë brenda një viti babai dhe nëna e 16-vjeçares kanë denoncuar në Komisariatin e Policisë Bulqizë humbjen e vajzës.

Ata kanë thënë se vajza largohet “në drejtim të paditur” dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë për gjetjen e saj.

“Ne, janë shprehur prindërit në Polici, e trajtojmë vajzën mjaft mirë, ashtu siç trajtojmë gjashtë fëmijët e tjerë. Por ajo largohet nga shtëpia tinëz, kryesisht natën. Nuk dimë ku vete, me kë rri, çfarë bën, ku ushqehet. Kemi frikë se po e trafikojnë apo e shfrytëzojnë për prostitucion. Disa ditë më parë është ndalur në doganën e Morinit, teksa udhëtonte drejt Kosovës. Nuk na thanë me kë po udhëtonte dhe pse tentoi të largohej nga Dibra”.

Këto janë pohimet e prindërve në Policinë e Dibrës, ndërkohë kjo e fundit nuk ka arritur ende të sqarojë prindërit rreth aktivitetit të 16-vjeçares. Sakaq, Policia bën të ditur se adoleshentja dyshohet se konsumon lëndë narkotike, ndërsa nuk është zbuluar nëse trafikohet për prostitucion apo jo.

Gjatë shoqërimeve të saj në Polici, 16-vjeçarja është shprehur: “Unë largohem nga shtëpia sepse prindërit nuk më lejojnë të dal me shoqet e shokët. Nuk mund të rri e mbyllur në shtëpi. Kur largohem zakonisht qëndroj te shoqet e mia në Bulqizë, Peshkopi e Tiranë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular