Një i moshuar gjeti vdekjen tragjikisht mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Durrësit.
Policia ka shoqëruar në komisariat një 27 vjeçar i quajtur Ergys Musaj, drejtues i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë.
Policia po zhvillon hetime për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Aksidenton me automjet një 73-vjeçar në rrugën e “Durrësit”, arrestohet drejtuesi i automjetit.
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip “Mercedes Benz”, në rrugën e “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M