BallinaKryesoreHenze i kthehet Soreca-s: A keni kërkuar që Shqipëria të plotësojë 9...

Henze i kthehet Soreca-s: A keni kërkuar që Shqipëria të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut gjerman deri në maj?

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU në Gjermani, ka replikuar ashpër me Luigi Soreca, ambasadorin e BE në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Henze i është kthyer Sorecas, duke i shtruar dy pyetje:

Ambasador, ju e dini që ekziston një qëndrim qartë i BE-së dhe Gjermanisë për njohjen e detyrueshme të kufijve të Kosovës, pse nuk e kërkuat këtë me qartësi?
Gjithashtu, a keni kërkuar ju që Shqiperia duhet të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut gjerman deri në maj?

Më tej, Martin Henze vijon replikën e tij me ambasadorin Soreca duke ngritur hije dyshime a është i përfshirë Soreca në bisedimet mes Ramës e Vuçiç dhe pse nuk e mbështet ai njohjen e kufijve të Kosovës.

“Ambasador, a jeni i përfshirë ju në negociatat mes autokratëve Rama dhe Vuçiç?
Thuhet se ju i mbështesni këto negociata, apo s’është kështu? Pse nuk e mbështetni njohjen e kufijve të Kosovës?”- shkruan Henze në postimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular