BallinaAktualitet“Kot thamë që qeveria nuk ka qen”, Manjani: I lëshon natën te...

“Kot thamë që qeveria nuk ka qen”, Manjani: I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar aktorin Laert Vasili, pas pretendimeve të tij se ishte dhunuar nga artistët pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

vasili 1

Në një postim në facebook, Manjani e ka etiketuar Vasilin si ‘qenin’ e qeverisë, të cilin kjo e  fundit e dërgon natën për të grisur afishet te Teatri.

 

“Kot thamë që qeveria nuk ka qen!

I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet.

Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër.

Dekoratën “qen i pushtetit”, për kontribut të spikatur provokues dhe që ja çpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia..

Çfarë pizevengësh!!!” shkruan Manjani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular