“Barku më simpatik”, edhe Eduart Ndocaj fiton çmim
Era dhe Flori u shpallën fituesit e emisionit të kërcimit “Dance With Me 6” në Tv Klan.
Finalizimi i mbrëmjes së sotme erdhi pas disa netëve shumë emocionuesve, ku puna e Era Rusit dhe Florian Agalliut ishte ajo që bëri edhe jurinë ta vlerësonte më shumë. Puntata e sotme u shoqërua edhe me surpriza të shumta.
Por para se të akordohej çmimi fitues Gentian Zenelaj shpalli një nga konkurrentët, fitues të çmimit të produksionit. Sipas aktorit të humorit, ky çmim i shkoi “barkut më simpatik”, Eduart Ndocaj.
“Deri tani jemi mësuar të shohim ‘Mis Eleganca’, ‘Mis Fotozhenia’, ‘Miss Interneti’, ‘Mis Vetulla e Bukur’. Asnjë mis nuk është shpallur deri më tani për belin. Asnjë mis për belin. E kam fjalën për ne që jemi ne 3XL. Kjo kupë që është çmimi i produksionit i shkon barkut më simpatik që ka pasur ky produksion. I shkon pashait”, tha Zenelaj dhe më pas ia dha kupën ish-deputetit Ndocaj./