BallinaKronikeKreu 100 grabitje në Gjermani dhe Francë, arrestohet shqiptari me nofkën “Fantazma”

Kreu 100 grabitje në Gjermani dhe Francë, arrestohet shqiptari me nofkën “Fantazma”

Një shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pasi rezulton në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet i akuzuar për vjedhje në zonën e Mainz. Sipas medieve vendase shqiptari është ndoshta një nga hajdutët më të kërkuar në Gjermaninë jugperëndimore.

Rreth 5 vjet më parë, policia e Mainz vuri re një seri të tërë vjedhjesh. Metoda ishte gjithmonë e njëjtë: kryesisht shpoheshin kornizat e dritares dhe më pas hapeshin ato.

Si pjesë e hetimit, policia siguroi gjurmë të ADN-së. Të gjitha kanë ardhur nga i njëjti dhunues. Gjurmët u gjetën në më shumë se 100 skena krimesh në Rhineland-Palatinate, Baden-Ëürttemberg dhe Hesse. Hetuesit e quajtën hajdutin vetëm “fantazmë” sepse nuk kishte asnjë provë të autorit të veprës penale përveç gjurmëve të ADN-së.

Mediat gjermane, të cilat thonë se burri është arrestuar nga policia shqiptare, shkruajnë se ishte policia franceze ajo që më në fund arriti të identifikonte se kishte ishte i panjohuri: ishte një 38-vjeçar nga Shqipëria. I dyshuari më në fund u arrestua në Shqipëri.

Për shkak të numrit të madh të krimeve sipas policisë, ende nuk është e mundur të thuhet përfundimisht se sa vjedhje i atribuohen 38-vjeçarit. Megjithatë, deri më tani, ka pasur disa qindra vjedhje me dëme mesatarisht në shuma 3-shifrorë, sipas hetuesve. Në historinë e selisë së policisë në Mainz, nuk kishte asnjë autor që shkaktoi më shumë vjedhje sesa 38-vjeçari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular