Një baba i ri është konsiderua si një hero pasi shpëtoi një fëmijë nga një sulm i egër i një qeni pitbull duke luftuar me të.
Kamerat e sigurisë kapën momentin kur Patrick do Céu luftoi me guxim kundër qenit, ndërsa arriti të shpëtonte katër vjeçarin Joao Pedro nga nofullat që mund t’i shkaktonin pasoja për jetë. Ngjarja u regjistruar në Parque Anchieta, Rio de Janeiro, më 19 dhjetor.
Skenat e tmerrshme tregojnë kafshën që kap nga krahët dhe këmbët fëmijën, në një sulm të egër. Të dy viktimat pësuan lëndime për të cilat duheshin qepje në spital.
Në video, pitbull shihet duke sulmuar djalin e vogël të pafuqishëm para Patrikut, i cili tha se po mendonte vajzën e tij 2 vjeçare.