BallinaAktualitetZbulohet autori i vrasjes se "Nardit të bujtinave", kapen tre ndihmësit

Zbulohet autori i vrasjes se “Nardit të bujtinave”, kapen tre ndihmësit

spot_img
spot_img

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre bashkëpunëtorë të autorit, të cilët dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Nard Polisë apo siç njihej ndryshe si ‘Nardi i Bujtinave’, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në Shkodër.

Krahas arrestimit të tre bashkëpunëtoreve të autorit, i cili vijon të jetë ende në arrati, policia ka shpallur në kërkim një tjetër person. Sipas policisë, këta persona rezultojnë se kanë ndihmuar vrasësin me mjete logjistike, armatime e deri tek strehimi, ndërsa pas një pune me metoda speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019. Finalizohet operacioni “Step By Step”. Në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes. Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P.

Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit N. P., ndodhur më datë 20.03.2019. Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve: – G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër. – K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. – A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje. Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular