Modelja Oriola Marashi vazhdon të tregojë linjat seksi në fotografitë, të cilat i publikon herë pas here në profilin e saj në “Instagram”.
Këto ditë ndodhet në Meksikë, ku dhe ka shkrepur disa foto nga plazhi i Meksikos, “Playa Akumal”, ku shfaqet superseksi. Me të kuqen e zjarrtë dhe me ngjyrën çokollatë që ka marrë nga plazhi, ajo duket se ua bën zili të gjithëve me jetën e çmendur që po bën duke shëtitur botën nga një shtet në tjetrin.
Duke shijuar plazhin e preferuar nga turistë nga e gjithë botë, modelja, siç shihet, ka bërë “namin” me pozat joshëse dhe nuk mund të mos provokonte me kaq. Në këtë destinacion, Oriola mbërrin pas pushimeve në Dubai, ku dhe ka festuar Halloween-in, mes luksit të çmendur dhe të dashurit misterioz.
Ajo ka zgjedhur të postojë fotografi nga bregdeti, duke u shfaqur e nxehtë me një veshje shumë transparente, foto në të cilën ka marrë shumë komplimente. Komentet kanë qenë të shumta për stilin e saj ekstravagant dhe seksi, ku bien në sy aksesorët luksozë që mban përveç veshjes.
Modelja ka vendosur t’i përshëndesë më një foto të tillë provokuese ndjekësit e saj në ditën e frikshme të Halloween, ndërsa ndodhet me pushime në Dubai. Ndjekësit aludojnë se ajo ndodhet atje me të dashurin misterioz, edhe pse për këtë çështje Oriola s’ka folur ende në media dhe i mbetet vetëm asaj ta konfirmojë.
Se si po ia kalon në Emiratet e Bashkuara të Amerikës, duket shumë qartë nga fotot e shpeshta që ajo poston nga restorantet luksoze deri te ndalesat në shkretëtirë me makinën luksoze.
Në një nga postimet e saj, ajo shihet edhe në shoqërinë e një mikeshe, duke pozuar të veshura me shall karakteristik të arabëve dhe shumë e kënaqur nga ky udhëtim. Po cila është jeta e Oriola Marashit, e cila po aspiron famë ndërkombëtare në fushën e modës?
Me sete fotosh artistike të kuruara në çdo detaj, Oriola duket se i ndryshoi plani rrugës, ndërkohë që ndiqte studimet për Kanto në Universitetin e Arteve. Të gjithë ata që e njihnin nga afër, mendonin se shtatlartësinë dhe pamjen do ta kishte një plus në karrierën si këngëtare, por situatat për të erdhën në atë mënyrë që ajo të kthente pamjen në plan të parë, duke pozuar si modele, ndërkohë që po planifikon hyrjen edhe në tregun e muzikës.
Ndërsa ka realizuar një set fotosh sensuale me Juxhin Kurtin, pak javë më parë zbuloi planin e saj për të fuqizuar pozitat në botën e modës.
Ndërsa po bashkëpunon me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se të tjera projekte e presin Oriolën jashtë Shqipërisë në një rrëfim të fundit, Oriola u shpreh: “Di të them vetëm se po punoj shumë sa i takon angazhimit tim në fushën e modës, do udhëtoj shumë për punë dhe synimi im janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është plani im për momentin derisa t’i gjej një shteg muzikës”.
Duket se punën intensive ajo e ka nisur që në pranverën e këtij viti, pasi bashkë me një video ku shfaqej sensuale, shkruante: “Sezoni i punës sapo ka filluar. Gati? Është koha e show-t”, shkruante ajo poshtë videos, ku zbuloi se ishte pa make up dhe se po punonte me Endrit Mërtirin.
Nuk ishte kjo hera e parë që Oriola Marashi poston foto apo video ekzibicioniste të kësaj natyre, pasi ajo do që të bëjë revolucion. E cilësuar shpesh si vajza OTR, fansat e mësuan nga mediat se ajo ishte diplomuar për soprano në Universitetin e Arteve.
Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano. Në një nga intervistat e saj për veten, ka rrëfyer se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve.
Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Origjina e saj është nga Puka, ndërsa ka pohuar se vjen nga një familje me ekonomi të mirë, në të cilën s’i ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë duke i mësuar asaj dhe motrës, Xhulia, që duhet të punojmë për të fituar ato që kërkojnë në jetë.
Para pak kohësh e pamë në një projekt ndërkombëtar muzikor, ku ajo mori pjesë si figurante. Në klipin e këngëtarit me famë botërore, Jonas Blue, realizuar në jug të Shqipërisë me titull “Mama”, ajo u përzgjodh, pasi kishte rënë në sy në fotot artistike të realizuara nga Endrit Mërtiri.
TAKTIKAT E ORIOLËS: SI E ARRIJ ATË QË DUA NË JETËN TIME
Po të ndjekësh modën, a duhet patjetër të shpenzosh shumë para?
Në një intervistë, Oriola, tashmë 23 vjeçe, është përgjigjur: “Jo, përkundrazi, unë vij nga një familje me ekonomi të mirë, në të cilën s’më ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë na kanë mësuar që të punojmë për të fituar ato çka kërkojmë. Nuk është e vërtetë që nga modelingu nuk fiton, unë po ia dal shumë mirë. Pastaj, kjo është edhe çështje vlerësimi, mendoj që çdo punë paguhet në bazë të vlerësimit, sa më mirë që ta bësh punën, aq më shumë do të paguhesh”.
Një fotomodele dhe blogere që çudit me shtatlartësinë. A ndihet e përmbushur nga bukuria e saj?
“Më besoni, ata që më njohin shtatlartësia ime është gjëja e fundit që i çudit. Sigurisht që jo, me fjalë të tjera, s’keni parë gjë akoma!”.
Por fotot ku shfaqet serioze, çfarë ka për të thënë?
(Qesh). Nuk kam nevojë të qesh në foto se e qeshur jam gjatë gjithë kohës. Thjesht fotot që postoj janë për punë, unë tashmë paguhem për çdo postim në “Instagram”. “Instagram”- in e kam punë dhe kur bëhet fjalë për punë, jam shumë serioze. Kompani të ndryshme në Shqipëri, por edhe nga vende të ndryshme të botës, më paguajnë për postimet e tyre e në shkëmbim reklamën e produkteve të tyre”.
Pyetjes kush është modelja, me të cilën gjen të përbashkëta dhe modeli me famë botërore që do të doje të pozoje çift, ajo i përgjigjet?
“Modelja muzë për mua do të mbetet gjithmonë Naomi Campbell, ajo është 1 dhe e vetme. Kur m’u dha mundësia të bëja foto me Endrit Mertirin për “Dolce&Gabbana”, mendova se aty ishte fundi i gjithçkaje, por jo, kërkoj akoma më shumë nga vetja dhe me ndihmën e Endritit do t’i realizoj.”
Muzika që i mbush shpirtin?
“Unë do e përshkruaja muzikën si gjënë më të bekuar që më ka falur Zoti dhe do të përpiqem me mish e me shpirt që t’i realizoj ëndrrat e mia.”
A beson Oriola te fati apo zgjuarsia në zgjedhjet e duhura në jetë?
“Pak fat dhe shumë zgjuarsi është rruga e sigurt drejt suksesit”./ PANORAMAPLUS.al