Nga Shpëtim Axhami
(Kryetar i PLL)
Shqiptarët e Malit të Zi, të lirshëm me flamurin e tyre kombëtar.
Partia Lëvizja e Legaltetit, përshëndet miratimin e ligjit për simbolet nacionale në Mal të Zi.
E drejta e përdorimit të flamurit shqiptarë dhe e simboleve të tjera kombëtare për çdo shqiptarë kudo ku gjendet, është një nga të drejtat themelore të njeriut, kjo e drejtë duhet të respektohet nga çdo vend fqinjë i Ballkanit.
Për PLL çeshtja kombëtar ngelet mbi gjithçka, për këtë kemi detyrim të gjithë, pasi janë të shumtë shqiptarët që kanë sakrifikuar çdo gjë për kombin e tyre, dhe gjithashtu janë të shumta padrejtësitë, territoriale dhe shkomtarizuese, shekullore që janë bërë në kurriz të kombin shqiptarë.
Ne jemi për një fqinjësi të mirë me këdo, por është shumë e rëndësishme të dallojmë miqtë e vërtetë nga ato që nuk i kanë dashtë asnjëherë të mirën kombit shqiptarë,
të cilët çdo marrveshje e shikojnë me interes të njëanshëm dhe në dëm të Shqipërisë Kosovës, Çamërisë, domethënë në dëm të kombit shqiptarë në tërësi.