Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor.
Masat e dhënë nga gjykata:
1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”
2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”
3- Albrend Qetkaspecialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”
4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. – “arrest me burg”
5- Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.- “arrest me burg”
6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i paligjshëm dhe “arrest me burg”
7- Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre. ” arrest me burg”
8- Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” – “detyrim paraqitje”
Vazhdojnë të mbeten në kërkim:
Arben Qato, pronar i Vila Palma
Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
Artur Cela, ish-drejtori i INUV
Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënet