BallinaAktualitetEMRAT/U arrestuan pas tërmetit, Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për...

EMRAT/U arrestuan pas tërmetit, Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për të akuzuarit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor.

termet 2

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Isakun, e po ashtu “arrest me burg” për Klajdi Lamen.

 

Masat e dhënë nga gjykata:

1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”

2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”

3- Albrend Qetkaspecialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”

4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. – “arrest me burg”

5-  Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.- “arrest me burg”

6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i paligjshëm dhe “arrest me burg”

7-  Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre. ” arrest me burg”

8- Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” – “detyrim paraqitje”

Vazhdojnë të mbeten në kërkim:

Arben Qato, pronar i Vila Palma

Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular