Në dekadën që sapo pritet të fillojë 2020-2030 është parashikuar që në skenën politike greke një personalitet i shquar me origjinë shqiptare do të dominojë skenën politike në Greqi.
Parashikimi është bërë nga një studim i Kapa Research në Greqi, i cili ka bërë 10 parashikime.
“Personalitet i shquar politik (deputet, ministër ose drejtues partie) në skenën politike Greke do të jetë me origjinë shqiptare”, thuhet në parashikimin e 4 të këtij instituti kërkimi.
Një tjetër parashikim i këtij instituti hulumtues është se një figurë e shquar politike (deputet, ministër ose drejtues partie) në skenën politike Greke do të ketë një “emër” në YouTube.
Sipas hulumtimit të Kapa Research revolucioni i 4-të industrial do të jetë i kufizuar në Greqi.
Ndërsa thotë se sistemi politik do të pësojë një krizë të re përfaqësimi.