Një i ri ka humbur jetën në rrethana të pazakonta në Përrenjas. Mësohet se 24- vjeçari M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe në qytetin e Përrenjasit mbrëmjen e kaluar.
Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme.
Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta./bw