Disa persona kanë sulmuar mesnatën e kaluar ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Sipas mediave vendase, huliganët kanë tentuar të djegin flamurin.
Turma e mbledhur përpara ambasadës, ka sulmuar flamurin, i cili është zëvendësuar menjëherë nga ambasada. Ashtu si shihet edhe nga fotot, tashmë në ambasadë po valvitet një tjetër flamur malazez.
“As Numan Pasha Cuprilic dhe as Omer Pashë Latas nuk mundën ta shkatërrojnë, e lëre më turma që u mblodh në Terazije sonte para Ambasadës së Malit të Zi në Serbi”, shkruajnë mediat malazeze.