Elvis Josifi, 35-vjeçari i cili ndërroi jetë sot gjatë një aksidenti në punë, ne nje pallat ne ndertim ne qender te qytetit te Korces u godit nga prerësja e betonit në kokë.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes vinçi u këput ndërsa mund të kishte edhe më shumë viktima pasi të gjithë punëtorët ishin në katin e katërt, atu ku ndodhi e gjitha.
“Ngjarja mund të ishte më e rëndë. Ishin të gjithë punëtorët lart. Mund të kishte më shumë viktima. Vinçi u këput. Gjithë Korça shkoi për ndihmë. Zjarrfikësja dhe Policia erdhën në kohë, ishte e paparashikuar.”- tha dëshmitari Muharrem Hysolli.
Sakaq, në pamjet më poshtë, publikuar nga News24, shihet momenti i vështirë emocional kur trupi i pajetë i të riut nxirret nga kantieri i ndërtimit, ndërsa dëgjohen britmat rrëqethëse të familjarëve dhe miqve të tij.