Jemi në kulmin e dimrit, pasi lamë pas dhjetorin ku temperaturat ishin jo tipike dimërore, me 2- 3 gradë më të larta se zakonisht na presin ditë të acarta.
Ndryshimi nis javën që vjen. Duke nisur nga dita e hënën do të kemi ardhje të masave ajrore që vijnë nga veri verilindja, që kanë përfshirë Europën Qëndrore. Gjermania, Zvicra e Franca po përjetojnë temperature të acarta.
“Presim që ky ajër të zbresë drejt Ballkanit. Parashikohet të qëndrojë shumë pak. Të hënën dhe të martën temperaturat do të shkojnë në vlerën minimale në -11, -12 gradë celcius në zonat malore, kryesisht verilindja dhe juglindja presin këto temperature në ndonjë zonë të veçantë” u shpreh sinoptikania e meteoalb Lajda Porja
Edhe bregdeti dhe zona e ulët do të kenë temperature të ulëta. Edhe në Tiranë pritet që gjatë këtyre dy ditëve të shkojë edhe në -2 gradë dhe vlerat maksimale të jenë jo më shumë se 11- 12 gradë.
Këto vlera do të jenë deri të mërkurën.
Më pas do të kemi rritje të temperaturave me 2-3 gradë. Deri në mesin e janarit pritet të kemi rritje të temperaturave. Në vlerë negative do të jenë vetëm zonat malore.
Gjatë fundjavës pritet të ketë vranësira në të gjithë territorin. Prania e vranësirave dhe lagështirës parashikohet që të ftohtin do ta ndjejmë edhe më shumë.
Ndërkohë në zonat malore. Verilindja dhe juglindja do të ketë me reshje bore. Dëborë do të ketë dhe në Llogara, Përmet./Ora news