Nuk janë të rralla sherret midis të rinjve. Së fundmi, një tjetër video ka rrjedhur në mediat sociale ku disa vajza në Tiranë me shumë gjasë gjimnaziste, kapen flokë për flokësh me njëra-tjetrën.
Videoja është filmuar në një park në zonën e Kinostudios në Tiranë. shumë pranë grupit të disa televizioneve.
Siç shihet në video, dy vajza të tjera kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Sipas “JOQ”, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.
Nuk dihet arsyeja e sherrit mes vajzave, por ajo që duhet theksuar është që të tilla skena të padenja përsëriten rëndom.
“Do ja q.. robt”/ Vajzat nga Tirana përleshen keq me njëra-tjetrën, kapen për flokësh në mes të rrugës on Vidnews.