Policia e Tiranës ka publikuar videon e grabitjes së institucionit financiar, dy net më parë, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Në video duket autori i maskuar dhe me levë në dorë, që futet në banak dhe merr një shumë parash prej 60 mijë lekë të rinj.