BallinaZgjedhje e editoritBasha: Kemi ndërtuar alternativën ekonomike më ambicioze të 30 viteve me nobelistë...

Basha: Kemi ndërtuar alternativën ekonomike më ambicioze të 30 viteve me nobelistë dhe personalitete botërore

spot_img
spot_img

Basha: Kemi ndërtuar alternativën ekonomike më ambicioze të 30 viteve me nobelistë dhe personalitete botërore.

Si rezultat i kësaj gjendje të stërgjatur ilegjitimiteti, me kryebashkiakë të emëruar dhe jo të zgjedhur, me kryebashkiakë kriminelë, me parlament të cunguar, Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë ekonomike, në një krizë emigracioni të paparë e të padëshmuar prej 30 vitesh. Dua t’ju them se për mua dhe Partinë Demokratike adresimi i kësaj krize, zgjidhja e kësaj krize, janë prioritet numër 1.

E nisa me instrumentin, se instrument tjetër përveç zgjedhjeve dhe një qeverie të përgjegjshme me një plan me politika ekonomike, që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, pensionistëve, të papunëve, rinisë, sipërmarrjes, nuk mund të ecet përpara. Por dua t’ju them se e gjithë energjia dhe i gjithë fokusi ynë në këto muaj ka qenë në ndërtimin e një alternative, të një plani ekonomik, me politika të qarta ekonomike, të gatshme për t’u ekzekutuar që ditën e parë të qeverisë së re, të zgjedhur me votën e qytetarëve shqiptarë.

Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për personalitete të kalibrit botëror, nobelistë, drejtues të suksesshëm të demokracive perëndimore që kanë presiduar mbi reforma ekonomike transformuese për vendet e tyre dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur mbledhjen e një ekipi fantastik, me të cilët do të kem nderin që, në muajt e ardhshëm, t’u shpalos shqiptarëve programin më të mirë dhe më ambicioz ekonomik, që ka njohur Shqipëria në 30 vite, por, po kështu, garancinë se ky vend me potenciale të jashtëzakonshme do ta lërë mbrapa dimrin ekonomik të qeverisë Rama.

Ky dimër ekonomik sot është futur në çdo shtëpi dhe, pavarësisht përpjekjeve banale për të falsifikuar të dhënat, ato nuk fshihen dot. Shqipëria ka dalë prapë e para në një listë turpi, 50% e shqiptarëve tashmë jetojnë në varfëri, zyrtarisht, nën kufijtë e varfërisë. Ky është një lajm i tmerrshëm për një vend, i cili duhej të ecte para, por po ecën prapa.

Ekonomia sot punon vetëm për pëfitimin e një grushti njerëzish. T’u themi elitë, fyejmë fjalën “elitë”, pra, për një grusht njerëzish. Tani, ka ardhur koha të bëjmë që ekonomia shqiptare të funksionojë për të gjithë njerëzit e zakonshëm, për njerëzit normalë, jo vetëm për ata që kanë lidhje me pushtetin, por për çdo shqiptar dhe shqiptare që kërkon të punojë me djersën e ballit. Për këtë ka mbaruar koha e premtimeve të mëdha dhe boshe, me të cilat është marrë dhe është menaxhuar një pushtet që i ka shërbyer vetëm kësaj elite të inkriminuar ekonomike, që është sot e vetmja që përfiton nga kjo gjendje amullie.

Nuk ka asnjë dyshim se ky është produkti i një qëndrimi politik fyes ndaj shqiptarit, i cili premton gjithçka dhe pastaj nuk bën asgjë dhe e mbulon me propagandë. Prandaj përqasja e PD dhe e imja personale nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë ajo e premtimeve boshe por i një platforme, i një vizioni, i një plani dhe i politikave ekonomike, të cilat shkojnë drejtpërdrejt tek problemi konkret me ofertë konkrete, të besueshme dhe të zgjidhshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular