Sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj do të mbërrijë në Katalonjë ditën nesërme ose të mërkurën pasdite.
Kështu raporton media spanjolle “Sport.es”, e cila shton se Albasete dhe Barcelona B kanë pranuar të gjitha detajet e marrëveshjes dhe mësojnë se 22-vjeçari do të firmosë për 4 sezone me skuadrën e dytë katalanase.
Ai u kërkua si përforcim nga ekipi spanjoll për të ndihmuar në ngritjen në divizionin e dytë të futbollit iberik.