Efektivë të maskuar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” forcat e FNSH kanë “blinduar” gjithë Sarandën dhe po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë.
Aktualisht, po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, ku po janë ndaluar për kontroll të imtësishëm një numër i madh mjetesh.