BallinaAktualitetKryebashkiakët me të shkuar kriminale, burri i ish-ministres Kumbaro: PS do e...

Kryebashkiakët me të shkuar kriminale, burri i ish-ministres Kumbaro: PS do e paguajë me vota përballë elektoratit

spot_img
spot_img

Gazetari Aleksandër Furxhi është shprehur për rastet e kryebashkiakëve të PS të cilët kanë dalë me të shkuar të dënuar apo me proces të hapur gjyqësor më parë se partia do e paguajë me vota në zgjedhjet e ardhshme para elektoratit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News24 Furxhi thotë se tashmë opinioni publik e ka të qartë që këta kryebashkiakë kanë gënjyer, dhe jo vetëm por kanë lënë njollë të zezë në PS, në një kohë kur partia mund të zgjidhte kandidatë dhe t’i kontrollonte edhe për të shkuarën e tyre.

”Ka një përgjegjësi të madhe morale se në kushtet e një gare kishte mundësi të zgjidhte kandidatë dhe t’i bënte screening. Opinioni publik e ka të qartë që këta kanë gënjyer. Kanë menduar se do të mbulohen. PS do ta paguajë nesër me vota përballë elektoratit. Në 61 njerëz edhe pse dihet që ka ndërmarrë një aksion për vettingun e individëve, përsëri këta individë kalojnë dhe i lënë një njollë PS-së.

Secili prej tyre do shkojë në gjyq. E rëndësishme është që kjo provë ose këto zgjedhje pas 5 vitesh ligj të dekriminalizimit, erdhi koha që këta njerëz të marrin fund së drejtuari shoqërinë. I ka ardhur fundi. Nuk mund të shohin më njerëzit në krye njerëz me të shkuar të dyshimtë .”- thotë Furxhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular