Dega e Partisë Demokratike në Roskovec ka denoncuar vjedhjen e 800 milion lekëve nga kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi, që duhet të shkonin për ngrohjen e shkollës së mesme të qytetit.
Sipas degës së PD-së në Roskovec, kjo vjedhje u zbulua pas protestës së vetë nxënësve për mungesën e ngrohjes në shkolla.
‘Dega e PD në Roskovec denoncoi vjedhjen nga kryebashkiakja ilegjitime Majlinda Bufi të mbi 800 milionë lekëve. Kryetari i degës PD Roskovec, Gëzim Çaushi tha se abuzimi doli në pah pas protestës së nxënësve të shkollës së mesme, të cilët protestuan për mungesën e ngrohjes në shkolla.’