Deklarata/Fatmir Xhafaj përplaset ashpër me Ramën dhe Lleshin për vetingun në polici

0
485

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës që mbajti në seancën e sotme parlamentare ka folur me një gjuhë të ashpër dhe ka lëshuar akuza të forta për pasardhësin e tij, Sandër Lleshin, veçanërisht për mënyrën, se si ai e katandisi Vettingu në polici.

Duke goditur Lleshin, Xhafaj ka goditur edhe Ramën, pasi është ky i fundit që i jep urdhërat ministrit të Brendshëm.  Xhafajt e quajti ‘alibi false’ shtyrjen e procesit që ka si synim ‘spastrimin’ e policisë nga element të korruptuar apo të lidhur me krimin dhe ka akuzuar njëkohësisht, se kalimi i vetimit të policëve në duart e SHÇBA, nuk mund të jetë i besueshëm përderisa kjo strukturë, varet direkt nga ministri Lleshaj.

‘Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit.

Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta nga