Nga Qamil Gjyrezi
Titullin për këtë opinion e mora nga një deklaratë e Liderit demokrat Lulzim Basha, pas publikimit të raportit të Transparency International për Shqipërinë.
Është e vërtetë që korrupsioni i kësaj qeverie po e kalb atdheun. E shkruajta këtë reagim, mbasi Basha me shumë vend përmend atdheun, për të treguar realisht se po kalbet Shqipëria, vendi ku kemi lerë dhe jemi rritur. Atdheu ku kanë lerë stërstërgjyshërit tanë dhe janë rritur në këtë vend në shekuj.
Këta terma tregojnë realisht, pa lustër se në cfarë situate ndodhet Shqipëria, nga qeverisja e socialistëve radikalë rilindas.
Lulzim Basha me shumë vend përmend këta terma për të “trokitur” thellë në mendjen dhe zemrën e cdo shqiptari, të djathë dhe të majtë për situatën politike dhe ekonomike ku ndodhe atdheu i rrënuar në cdo cep të tij.
Gjatë protestave Lulzim Basha këndoi me zemër himnin Kombëtar dhe tashti me shumë vend i drejtohet shqiptarëve me këtë retorikë.
Edhe me termin “Shqipëria e para” Basha me shumë vend i bën thirrje të gjithëve, kryesisht të rinjve dhe klasës politike të vënë “Atdheun të parin”, natyrisht të integruar në B.E. dhe pjesë e institucioneve euro-atlantike.
Së pari korrupsioni galopant, shkatërron atdheun dhe njerëzit që jetojnë në këtë vend, kryesisht të rinjtë.
Është e vërtetë që Shqipëria po pëson përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupsionit rilindas.
Është shumë e vërtetë, që qeverisja Rama po na cen drejt një degradimi të skajshëm dhe drejt një realiteti të hidhur, që nëse nuk ndalohet rreptësisht sot, më vonë do të jetë gadi i “pashërueshëm”.
Politika e keqe dhe korruptive e Rilindjes, ndikon për krijimin e një shoqërie që vuan, shoqëri patologjike dhe një vendi që i ka rënë një sëmundje e cila duhet të kurohet me një operacion të shpejtë në të gjitha planet.
Kërkesa për zgjedhje të lira dhe të pakontestuara nga palët dhe një qeverisje e përgjegjshme, mund ta shpëtojë Shqipërinë, atdheun tonë nga kalbja.