Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri reagon pas publikimit të raportit në televizionin Italian RAI 3, sipas të cilit, sasia e kanabisit në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë, është rritur me 1200%.
Sipas tij, kjo është një e dhënë që tregon se vendi po afrohet drejt zgjedhjeve.
“KONKLUZIONI? Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”! KAQ!”, shkruan ndër të tjera Strazimiri në reagimin e tij.
Deklarata e plotë e Gent Strazimirit:
Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.
Përmban:
– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,
– farën vietnameze t? kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,
Si dhe intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…
Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!
KONKLUZIONI? Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”! KAQ!