BallinaSportGoleadori i Kombëtares var këpucët në gozhdë

Goleadori i Kombëtares var këpucët në gozhdë

spot_img
spot_img

Hamdi Salihi do të varë këpucët në gozhdë! Sulmuesi shkodran i Neustadtit ka zgjedhur që ta bëjë këtë gjë në përballjen e radhës së skuadrës së tij në shtëpi, duke i dhënë fund një karrierë të shkëlqyer që e ka parë protagonist në shumë kampionate dhe me Kombëtaren kuqezi të futbollit, ku në 50 ndeshje shënoi 11 gola.

Hamdi Salihi e nisi karrierën te Vllaznia, por luajti dhe në Amerikë te DC Junajtid dhe në Kinë te Jangsiu Sainty, ndërsa kulmin e karrierës e arriti në Bundesligën austriake me skuadrën e Riedit dhe Rapidit të Vjeës.

Nëpërmjet një letre, ai rrëfen se vendimi i tij ka ardhur pas konsultimeve me familjen dhe klubin “Të dashur miq, Pas një mendimi të gjatë dhe pas konsultimeve me familjen dhe të afërt me mua, kam vendosur që ndeshja e ardhshme në shtëpi kundër ëacker Innsbruck II do të jetë loja e fundit në karrierën time si futbollist.

Përmes këtij mesazhi dëshirova t’ju informoj por edhe të them faleminderit të gjithë ju, të gjithë lojtarët që kam luajtur, shokët e ekipit ose kundërshtarët, trajnerët, drejtorët e asociacioneve dhe presidentët, tifozët e ekipeve që kam luajtur, si dhe tifozët e ekipeve kundërshtare dhe se jam shumë i lumtur që ju takova dhe keni pasur momente të paharrueshme në këtë udhëtim të mrekullueshëm.

Një falënderim i veçantë i shkon familjes sime, që sakrifikoi shumë dhe gjithmonë më mbështetën. Prindërit e mi, të cilët ishin mbështetja ime më e madhe dhe për vëllezërit e mi, të cilët ishin mësuesit dhe kritikët më të mëdhenj në këtë rrugë të gjatë. Vendimi im është krejtësisht intuitiv, pasi nuk mund të imagjinohem kurrë që të largohem nga futbolli.
Në vitet e fundit kam lexuar shumë, kam studiuar dhe kam bërë shënime, për të cilat besoj se në të ardhmen time në futboll do të jenë shumë të vlefshme. Që nga fjala fund është shumë e vështirë, unë do të doja të shihja këtë moment si fillimin e një karriere të re, të cilën unë shpresoj se do të më japë emocione të njëjta që kam pasur si futbollist. Sigurisht, unë qëndroj me Neustadt si futbollist deri në fund të sezonit 2018/2019″.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular